E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suri Cruise: Ja kush janë dëshirat e mia

Tom Cruise dhe gruaja e tij Katie Holmes, shpenzojnë miliona dollarë për të plotësuar dëshirat e vajzës së tyre Suri, duke e trajtuar si një princeshë.

Dëshira e parë e vajzës së çiftit hollivudian janë një palë vathë diamanti me vlerë 15 mijë dollarë, një kalë i vogël i cili kushton 100 mijë dollarë dhe një fustan në të cilën e personifikon si një princeshë zanash. Dëshironi dhe ju të keni një vajzë kaq të llastuar?

Sipas faqeve të thashethemeve, Suri me shumë mundësi mund të jetë e kënaqur. Kjo nuk është hera e parë, ku prindërit e saj përfundojnë në qëndër të kritikave, për mënyrën se si ata edukojnë vajzën e tyre, pasi dhe veshja e saj tregon shumë në moshë.

E fotografuar nga paparacët, vajza e Katie dhe Tom është parë e veshur me një peliçe, e cila nuk i përshtatej fort asaj. Por këtë herë, të grithë fansat kanë mbetur të çuditur nga mënyra sesi Cruise i kishte pranuar pa problem të gjitha kërkesat e të bijës së tij.

Të dy prindërit e Surit mbeten sërish në qëndër të kritikave, për mënyrën sesi ata nuk dijnë të edukojnë fëmijën e tyre.

Kritikët janë shprehur më tej se edhe pse lekët për çiftin nuk janë problem, duhet të mësojnë fëmijën se nuk mund të kesh të gjitha gjërat në jetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›