E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, grabitet me armë Zyra e Kolaudimit të Automjeteve

Zyra e Kolaudimit të Automjeteve në Vlorë është bërë pre e një grabitjeje me armë disa minuta më parë.

Sipas burimeve të Shekullit, dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoleta kanë qëlluar në drejtim të rojes së këtij institucioni.

Më pas, ata janë futur në ambientet e zyrës dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arkat të paktën 2 milionë lekë të reja e janë larguar me shpejtësi.

Mësohet se nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Kjo është grabitja e dytë me armë brenda ditës në vend. Në orët e paradites, filiali i një banke në Tiranë u grabit nga dy persona të maskuar e të armatosur. / A. Peçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›