Surpriza me Banderas
Atë keni mundur ta shihni nëpër revista të famshme mode në Spanjë. Pos aktrimit, goxha me seriozitet i është futur edhe modelimit. E pret edhe muzika.
Kjo është Denada Muça, e cila ka marrë mësime për aktrim edhe nga i famshmi Antonio Banderas. Në një bisedë për Express, Denarda flet për karrierën e saj, jetën në Barcelonë, ndryshimin e statusit etj..
“Aktrimit jam futur sepse është ëndrra ime, kurse modelimi ka qenë një rastësi që i jam futur, dhe po vazhdoj të merrem me modelim..!”, thotë ajo.
Pasi që bën një punë jashtë vendit, Denada thotë se s’ka pranuar të bëj foto nudo edhe pse i janë ofruar para të mira.
“S’kam pranuar, edhe pse pagesa ishte marramendëse. Arsyeja ka qenë sepse familja ime është e rreptë në këto gjëra, plus që mua nuk më pëlqejnë fotot nudo, kështu që vendosa t’i them jo, edhe pse ato vazhdojnë të insistojnë akoma”.
Denada po ashtu thotë se nuk e ka problem që të merret me dy profesione njëkohësisht, me modelim dhe aktrim. Tani mendon të merret edhe me muzikë.
“Për mua është e lehtë të merrem me modelim dhe me aktrimin, kurse muzikës është e vertetë që do i futem, por po pres momentin e duhur, pasi unë jam shumë kërkuese ndaj vetes dhe dua të qëlloj në shenjë.
Muça është njëra prej aktorëve që ka marrë mësime edhe nga aktori i famshëm Antonia Banderas.
“Po, ka qenë një surprizë për mua sepse na erdhi papritur në klasë. Por, mund të them që kam qenë me fat që mora këshilla nga ai”, thotë Denada.
Kurse sa i përketë ofertave ajo thotë se ka oferta të vazhdueshme nga shumë producentë.
“Po, kam pasur të vazhdueshme oferta, por për momentin them të marr diplomën, më pas të shohim”.
Ajo ka folur edhe për martesën e saj, për të cilën gjë thotë se është një ndryshim i madh në jetën e saj.
“Po tashmë statusi im është e martuar dhe normalisht që është ndryshim i madh në jetën time’. Ajo thotë se me Xhein (burrin e saj) është takuar gjatë kohës kur ai bën muzikë, pasi që edhe ai merret me artë.
“Mmmm..., nuk i dihet, mbase me të tria... ahhaha nuk i dihet çfarë ndodh në të ardhmen!”.
Sa i përket jetës së saj në Barcelonë ajo thotë se kënaqet në këtë qytet që e quan edhe parajsë.
“Barcelona është një parajsë, kështu e quaj unë dhe ndihem me fat që kaloj ditët e mia në këtë qytet..”