E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Pro integrimit në BE, kundër haraçit grek

Aleanca “Kuq e Zi” ka protestuar sot para ministrisë së jashtme kundër asaj që ajo i cilëson bisedime të fshehta Tiranë-Athinë.

Përfaqësuesit e aleancës ka deklaruar kanë kërkuar nga qeveria që të bëjë transparente bisedimet me diplomacinë greke ndërsa janë shprehur kundër takimeve me dyer të mbyllura të ministrave.
 

Sipas tyre, nuk duhet të bëhet kompromis me çështje kombëtare duke shtuar se rruga drejt Bashkimit Europian nuk kalon përmes Athinës por duke përmbushur kriteret e kërkuara.
 

"Qeveria të mos bëjë kompromis me çështjen shqiptare. Ne jemi pro integrimit të vendit në Bashkimin Europian por jemi kundër haraçit grek” kanë deklaruar përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi.
 

Ata gjithashtu kanë kritikuar partië politike duke shtuar se heshtja e tyre është një turp për politikën shqiptare.
 

Më tej përfaqësuesit e aleancës janë shprehur sërish kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje duke u bërë thirrje krerëve të politikës të mos shesin kufirin, regjistrimin dhe çamërinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›