E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Polisit protestojnë për energjinë

Elbasan- Dhjetra banorë të fshatit Polis të Librazhdit kanë protestuar sot për mungesën e energjisë elektrike. Mësohet se janë mbi 20 familje që prej mëse një muaji po jetojnë në errësirë të plotë që kurse është djegur transformatori që furnizon me energji zonën.

Banorët shprehin zemëratën ndaj CEZ pasi sipas tyre pavarësisht se kanë dërguar ankesa të herëparhershme në zyrat e kompanisë asnjë masë nuk është marrë për zgjidhjen e problemit të tyre.

Banorët thonë se CEZ e zëvendësoi transformatorin por e ritërhoqi pa dhënë asnjë shpjegim për veprimin. Lidhur me situatën ka qënë i pranishëm në zonë edhe deputeti i PS-së, Taulant Balla i cili bëri apel për zëvendësimin sa më të shpejtë të transformatorit.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›