E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria zvicerane padi ndaj deputetit Azem Syla

Në kantonin Solothurn të Zvicrës zyrtarisht është ngritur padia për mashtrim kundrejt deputetit kosovar, Azem Syla. Prokurori Felix Bänziger ka thënë se është ngritur padia për veprën kriminale të Sylës i cili sistematikisht ka mashtruar shtetin e Zvicrës, dhe ai mund të detyrohet ti kthej paratë.

"Shkelje të ligjeve federale në përfitimin e ndihmave dhe mashtrim" janë pikat kryesore të padisë sipas prokurorit. Hapi i parë sipas tij është ekzaminimi total i rastit dhe kërkesa që brenda një jave të merret vendimi për këtë çështje.

Mediat zvicerane flasin për shumën prej 426 mijë frangave që supozohet se Syla ka përfituar në vite, në mënyrë të paligjshme. Pagesat janë ndalur në Shkurt të vitit 2011, dhe Sylës i është kërkuar të kthejë pas 191 mijë franga, por kjo mund të rezultojë të jetë e vështirë për shkak të sistemit të komplikuar të pagesave dhe që në masë të madhe varet sigurimet e kantonit Solothurn.

Gjykata Administrave e kantonit, në muajin shkurt të këtij viti ka vendosur për dëbimin e Sylës deri më 15 maj 2012 nga shteti i Zvicrës. Por vetë deputeti kosovar, Syla ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Federale.

Tashmë debati nuk po zhvillohet vetëm në institucionet e drejtësisë por edhe në publik. Ministri i brendshëm, Alain Berset ka thënë se një hetim i detajuar do të zhvillohet sepse rasti është i ndjeshëm dhe ka të bëjë me një mashtrim disa vjeçar të sistemit të përkujdesjes sociale.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›