DioGuardi: Të ndalet abuzimi në Luginën e Preshevës
Uashington -Shirley Cloyes DioGuardi, e cila është Këshilltare për Çështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, deklaroi se Beogradi po vazhdon politikën e dhunës ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës."Dallimi në mes të të drejtave të garantuara për serbët që jetojnë në veri të Kosovës (që përfshinë edhe lidhjet e tyre me institucionet në Serbi) dhe mohimit të të drejtave njerëzore dhe qytetare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës (duke përfshirë qasjen në institucione në Kosovë dhe Shqipëri) është tmerrësisht jofer, shkelë standardet ndërkombëtare dhe është krejtësisht i paqëndrueshëm”, deklaroi DioGuardi.
Sipas saj, komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë qëndrim publik në përkrahje të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe të insistojë që Beogradi të përfundojë abuzimet e tij nëse dëshiron pranim në Bashkimin Evropian. ina