E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza globale, mbledh kreret e Shendetesise ne Oslo

Efektet e krizes financiare boterore ne fushen e shendetit publik dhe rruget e bashkepunimit per te zbutjen e tyre po diskutohen ne nje konference ne Oslo te Norvegjise me pjesemarrjen e ministrave te Shendetesise se Evropes, mes te cilave dhe ajo e Shqiperise, Anila Godo. Ne konferencen "Shendetesia ne kohen e krizes globale", organizuar nga Organizata Boterore e Shendetesise, Drejtoria rajonale per Evropen, marrin pjese dhe autoritete te larta nga Kombet e Bashkuara, Banka Boterore, etj, beri te ditur sot zyra e shtypit prane Ministrise shqiptare te Shendetesise. Ministrja Godo theksoi ne kete konference, rendesine e koordinimit te perpjekjeve te te gjitha vendeve te Evropes, per te zbutur efektet negative te krizes. "Ne nje bote globale, ku sfidat jane te perbashketa dhe ku sektori i shendetesise, eshte nje sektor jetik per zhvillimin ekonomike e shoqerore, eshte e domosdoshme te vendoset nje raport i pershtatshem per kontributin mes vendeve te pasura dhe atyre te varfra", tha ministrja Godo. Qellimi i ketij takimi ne Oslo, eshte analizimi i situates ne Evrope, duke identifikuar risqet me te medha per shendetin dhe sistemin shendetesor, diskutimi i mundesive per reagimin ndaj impakteve negative te krizes ekonomike, ne sistemin shendetesor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›