E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stomatologjia informate, 1/3 e klinikave pa licence

Pacientet shqiptare te cilet shkojne per te rregulluar nje dhemb ne klinikat dentare dhe kryesisht ato ne Tirane, jane te rrezikuar nga infeksionet, mungesa e korrektesise, njohurive por edhe cmimeve te larta. Ky fakt eshte bere i ditur nga Urdhri i Mjekut pas nje studimi te kryer ne kryeqytet. Urdhri i Mjekut ka inspektuar 60 klinika ne Tirane dhe 20 prej tyre, kane rezultuar se nuk kishin kontrate me Ministrine e Shendetesise.

Studimi

Duke marre shkas nga ankesat e shumta qe adresoheshin ne zyrat e tyre, per sa i perket sherbimit stomatologjik dhe kryesisht atij ne Tirane, drejtuesit e Urdhrit te Mjekut kane kryer nje studim. Per nje periudhe jane monitoruar 60 klinika dentare ne te gjithe kryeqytetin, dhe nga kjo ka rezultuar se vetem 6 prej tyre plotesonin kartelat e pacienteve me te gjitha detajet. "Per sa i perket problemit te ruajtjes se te semureve nga infeksioneve te ndryshme, sic jane ato te Hepatiteve apo te AIDS-it, por edhe per shkak te mangesive te furnizimit me energji elektrike, nuk mund te themi per cilesine e materialeve. Kjo sepse nuk dime nese eshte bere sterilizimi i materialeve apo jo. Ne nga ky veshtrim qe eshte bere, kemi verejtur se ka klinika qe nuk plotesojne dokumentacionin pra jane te palicencuara", eshte shprehur presidenti i Urdhrit te Mjekut, Dine Abazaj. Sipas tij, ne pjesen me te madhe te klinikave te licencuara nuk hapen dosje per pacientet, cka e veshtireson diagnostikimin e tyre per nje kohe te gjate.

Mjeket

Urdhri i Mjekut ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise eshte duke hartuar nje projektligj, i cili parashikon nje sere kriteresh per punesimin e mjekeve te cilet sapo kane perfunduar studimet ne mjekesi. "Per te gjithe personat te cilet mbarojne Fakultetin e Mjekesise, do te kete nje ligj te vecante. Ky ligj parashikon qe te sapodiplomuarit nuk do te futen ne pune si mjeke, vetem me diplomen e shkolles se larte. Aktualisht jane duke u hartuar kriteret per secilen kategori dhe specialitet te mjekesise" eshte shprehur presidenti i Urdhrit te Mjekut te Tiranes, Faik Toska. Sipas tij, Ministria do te licencoje keta mjeke vetem nese i plotesojne kushtet e percaktuara. Nje problem tjeter qe spikat ne drejtim te pergjegjesise ligjore, etike dhe te bashkepunimit me pacientin eshte mungesa e marrjes se konsensusit per nderhyrjet qe u behen. Kjo mangesi e vene pothuajse ne te gjitha njesite e verifikuara, ka sjelle perplasje qe ne jo pak raste kane perfunduar ne komisionet disiplinore apo ne gjykaten e rrethit. Justifikimi, eshte frika ne kuadrin e konkurrences.

Mbetjet spitalore

Mbetjet e ketyre klinikave me permbajtje lendesh ndotese te karakterit shpues, preres, ndotes fizike dhe organike, me potencial kontaminues, grumbullohen dhe largohen se bashku me mbetjet e zakonshme te familjeve qytetare, pa iu nenshtruar asnje seleksionimi apo perpunimi. Duke marre parasysh numrin e madh te njesive stomatologjike, madje edhe ambulancat per mjekime e trajtim kirurgjikal, te cilat nxjerrin produkte te rrezikshme per shendetin e qytetareve, drejtuesit e Urdhrit te Mjekut kane pohuar se duhen marre parasysh, rreziqet qe krijohen nga keto vatra kercenuese e grumbullimit te perkohshem, transportit te tyre dhe depozitimit perfundimtar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›