E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surprizat e gërmimeve në Elbasan

 

Elbasan - Nga punimet në Sheshin arkeologjik të Elbasanit janë zbuluar elementët më të rinj të bazilikës paleocristiane që mendohet t'i përkasë shek. V të erës sonë. Por arkeologët kanë hedhur edhe një tezë që pritet të vërtetohet në vazhdim. Ka të bëjë analizat e afreskave dhe të llojit të mermerit të përdorur. Sipas arkeologut Ylli Cerova në këtë shesh mund të ketë qënë një lagje me vila romake që mund të jenë ndërtuar nga në kohën e Via Egnatias. Kjo teze e re e shtyn datimin më herët, shekullin I-II të erës sonë, duke iu referuar elementëve të mozaikut apo edhe elementëve të përdorur në ndërtimin e bazilikës që mendohet të jenë rimarrë e përdorur pas shkatërrimit të këtyre vilave. Faza më e fundit ka sjellë edhe disa elementë të rëndësishëm që nuk e kufizojnë zbulimin vetëm tek mozaiku por edhe tek pjesë të tjera tek të cilat pritet të hidhet dritë më vonë. Muret dhe kolonat e mermerit që mendohet të kenë ardhur nga Egjipti, Italia dhe Greqia. Po kështu mozaiku me gurët e veçantë si dhe afreskat, qeramikat apo edhe qelqet e zbuluara kanë kthyer gjithë vëmëndjen nga ky objekt i rëndësishëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›