E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surprizë në Uimbëlldon, lamtumirë "mbreti" Roxher

Numri një i botës është eliminuar në katër sete nga tenisti çek Tomas Berdish, i 14-ti në renditjen e përgjithshme. Rezultati përfundimtar i çerekfinales që zgjati dy orë e 35 minuta ishte 6-4, 3-6, 6-1, 6-4.

Federer nuk eliminohej kaq shpejt në turneun e Uimbëlldonit që nga viti i largët 2002. Berdish do të takohet në gjysmëfinale me serbin Novak Xhokoviç (i treti në renditjen botërore), i cili mposhti pa vështirësi në tre sete taivanezin Lu me rezultatin 6-3, 6-2, 6-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›