Surprizë në “X Factor”, Symon Cowell, urim për show-n fantastik
TIRANE-Netët ‘live’ të “X Factor Albania” kanë mbërthyer audiencën prej javësh në televizionin Klan, ndërsa konkurrenca mes garuesve rritet nga java në javë. 16 finalistët e parë të këtij program hit në gjithë botën kanë prekur ëndrrën e tyre, atë të skenës së madhe të teatrit Klan, që për herë të parë ka ardhur në një studio ultramoderne, dhe në një transmetim HD. Konkurrenca rritet nga java në javë dhe deri më tani votat e publikut kanë skualifikuar tre konkurrentë: grupin Red Roses, Arianit Bellopojën dhe Matilda Shusharin.
Kjo e dielë do të sjellë sërish performanca dhe emocion për finalistët, të cilët nga dita në ditë rrisin dhe pretendimet për veten e pse jo për çmimin e parë të programit, një CD që do të shpërndahet nga kompania botërore muzikore Sony Music dhe një kontratë me një kompani për të qenë imazh i saj. Ndërkaq ne të “Bluetooth” kemi mësuar edhe një detaj interesant. Këtë të diel në program do të jetë një i ftuar special. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të re, pasi çdo natë në spektakël kemi parë të ftuar, që nga këngëtarja Tuna, Dorina Leka e javës që shkoi Ledina Çelon. Por i ftuari i kësaj jave është shumë më tepër se i veçantë. Në fakt ai do të vijë virtualisht, edhe pse në Shqipëri që kur “X Factor” mbërriti fansat e presin të vijë dhe fizikisht… Por për momentin na duhet të gëzojmë përshëndetjen e tij për edicionin shqiptar. Pikërisht Simon Cowell, producenti i fuqishëm televiziv, krijuesi i patenetave më të sukseshshme të momentit në të gjithë globin, “America’s got talent” dhe “X Factor”, ka dhënë vlerësimin dhe urimin e tij për seritë e para të “X Factor Albania”. Mesa kemi mësuar ne ai e ka vlerësuar me superlativa programin shqiptar dhe ka uruar personalisht vijimësinë e serive të tjera. Ne të “Bluetooth” kaq zbuluam, të tjerat do t’i mësojmë ‘live’ këtë të diel në “X Factor Albania”.
(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)