Olldashi: Durrësi në vjeshtë i pastër nga ujrat e ndotura
DURRËS- Plazhet e gjirit detar të Durrësit në vjeshtën e këtij viti nuk do të rrezikohen më nga ujrat e ndotura, falë një investimi të përgjithshëm prej rreth 20 milion euro, që vazhdon të zbatohet edhe në rrethin e Kavajës.
Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, sot në mesditë, gjatë një inspektimi të punimeve që po kryhen në zonën bregdetare pranë Malit të Robit, 6 km në jug të qytetit të Kavajës, u shpreh se çdo metër i urbanizuar i kësaj sipërfaqeje do të lidhet me magjistralin e ujrave të zeza, të cilat më pas do të përpunohen në impiantin e pastrimit pranë këtij qyteti.
Sipas Olldashit, punimet me vlerë 4.3 milionë euro, që parashikojnë ngritjen e një sërë stacionesh pompimi nga Përroi i Agait deri në plazhet e Malit të Robit, do të përfundojnë brenda muajit prill.
Ndërkaq, Olldashi shtoi se ka përfunduar tenderimi i një financimi të qeverisë shqiptare me vlerë 4 milion euro, që do të shërbejë për shtrimin e sistemit të kanalizimit sekondar dhe terciar të kësaj zone. Sipas ministrit Olldashi, nga ky projekt do të përfitojë edhe qyteza e Golemit, megjithëse ajo nuk bën pjesë në vijën bregdetare.
E njëjta procedurë zbatimi po kryhet edhe në pjesën veriore të bregdetit të Durrësit, nga Përroi i Agait deri në plazhin tradicional të qytetit turistik, ku vijojnë paralelisht punimet për shtrimin e sistemit të kanalizimeve si dhe për stacionet e pompimit.
(el.me/BalkanWeb)