E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surprizë për Hakiun dhe banorët

24/04/2010 23:45

Hakiu shkon sërish në dhomën e rrëfimit dhe surprizohet pa masë kur mbi kolltuk shikon një zambak të bardhë. Ai emocionohet përnjëherë dhe kur Arbana e pyet se cfarë përfaqëson ai zambak, ai kujton zambakun e Prizrenit një simbol dhe personifikim për të mirnjohurën Liliana Cavolli, këngëtaren Kosovare. Hakiu fillon të flasë plot emocion për të duke e quajtur një zonjë shumë të madhe që i ka mësuar gjithcka, si një nënë për të dhe shprehet se ka qënë me fat që ka qënë pranë saj. Ai tregon se është me fat që punon sëbashku me të. teksa tregon, Hakiu përlotet. Ai shkon në dhomën e ndenjjes e ua tregon banorëve të tjerë atë lule plotkuptim. Arabana i fton që të shkojnë në kopsht të gjithë banorët dhe aty befasohen kur e shohin të mbushur me plot me zambakë. Në qëndër të kopshtit ndodhet zonja Liliana dhe Hakiu shkon me vrap për ta takuar atë. Nëpër duar, kjo zonjë mban zambakë, nga një për cdo banor. Por surpriza nuk përfundon me kaq, ata duhet të këndojnë këngën e saj Zambaku i Prizrenti sëbashku me banorët si një karoke me tekstin në ekran. Ata e këndojnë duke dhuruar shumë emocion të gjithë sëbashku. pasi ndahen me këngëtaren, banorët i pret një tjetër surprizë. Për ta është shtruar një banket me pije dhe po ashtu është vendosur një monitor ku shfaqet kanali televiziv MyMusic me klipe këngësh. Festa fillon edhe për këtë mbrëmje dhe banorët duken të kënaqur. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›