Gjenerali Hilmi Seiti, shoqata "çamëria" e dekoron
Shoqata patriotike "çameria" në përkujtim të 50 vjetorit të ndarjes nga jeta të gjeneral major Hilmi Seiti ka organizuar një aktivitet kushtuar jetës dhe veprës se tij, ku me këtë rast ky personalitet është shpalluri si "Nder i çamërisë". Gjatë këtij aktiviteti është folur për veprimtarinë e Hilmi Seitit ,sfidat e jetës së tij, por edhe kujtime nga Lufta Nacional çlirimtare. Titulli "Nderi i çamërisë" iu dorëzua familjes Seiti , nga kryetari i shoqatës "çameria" Adrian Tana.
Gjeneral Major Hilmi Seiti lindi në Spatar të Filatit, ai ishte pjesë e rëndësishme e Luftës Nacional çlirimtare dhe kishte detyra të rëndësishme. Ai gjithashtu ishte kryetar i degës së brendshme në qytetin e Shkodrës, ku në moshn 38-vjeçare, vdiq papritur në këtë qytet.