E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një lojë-surprizë për Erionin

24/04/2010 22:30

Arbana njofton Erionin se do jetë ai që do ekzekutojë provën për këtë mbrëmje, por realisht, kjo është një gënjeshtër pasi atë e pret një surprizë. Erioni përgatitet dhe del në fushën e betejës për të realizuar provën. Rregullat janë të njëjtë si gjatë javës, por si kundërshtar është një ushtarak i përgatitur, një ushtarak i vërtetë. Erioni fillon nga sulmi dhe arrin që të marrë flamurin. Edhe pse në përfundim të plumbave-bojë, ai arrin ta mbrojë atë për 3 minuta. Pasi përfundon lojën, Erioni shkon të takojë kundërshtarin dhe befasohet kur shikon të atin e tij. Ai e takon me mall dhe duket shumë i emocionuar për këtë surprizë. Pasi ndahet me të, Erioni kthehet në shtëpi entuziast që fitoi lojën, por zhgënjehet kur mëson se ajo ishte vetëm një lojë për të, një mënyrë për të takuar të atin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›