E Diel, 1 Nëntor 2026

SHPRESE

SHQIPNI TAVOLINASH SHPRESE

Kater femije vdiqen ne nje kasolle pa drite dhe ne nxituam ta quajme tragjedi. Sa te percipte na kane bere kohet moderne Cdo te kish ndodhur me jetet e atyre kater krijesave e cudhe do kishin marre jetet e tyre ne rrjedhe te viteve nese flaka e nje qiriu te mos ua kish nderprere jetesen tokesore Do kishin vazhduar te flinin oc e oc me njeri-tjetrin ne netet e gjata te vetmise duke pritur mamin e lodhur tu sillte dic per te ngrene. Do vazhdonin te shkonin ne nje shkolle fshati ku edhe atje do ti shihnin me bisht te syrit te zhytur ne varferine e rrobave te tyre. Me ato pak vite te vegjelise do mbaronin edhe vitet e buzeqeshjeve te tyre te rralla dhe jeta do ti mundonte pa prajtun deri ne pleqeri nese do ta arrinin nje dite ate. Ndersa ne vend te gjithe ketyre vuajtjeve Krijuesi preferoi ti merrte prane vetes. E them me bindje kete se vetem dora e Krijuesit mund te jete e tille qe te te marre prane vetes pa dhimbje. Mjeket thane se femijet kane nderruar jete te helmuar ne gjume.

Rane te flene mes dyshekeve te vjeter ne nje dhome te suvatuar keq e te bere me blloqe betoni qe edhe kjo sqe e tyrja te ndricuar me nje qiri te cilin e kane lene ndezur derisa i ka zene gjumi se si gjithe femijet kane patur frike nga erresira dhe ... Dhe kur kane rihapur syte kane pare te jene mes nje drite te pafundme prane nje gjyshi mjekerbardhe qe do ti kete prane perjete. Ndersa ne qe mbetem ketu mes shiut gropave te rrugeve zhurmes se makinave rendjes se internetit sharjeve te politikes premtimeve per drita 24 ore kemi kurajen injorante te themi se ata vdiqen tragjikisht dhe te gjykojme keshtu vepren dhe vendimet e te Plotfuqishmit.

Te krishteret e hershem te bllokuar mes vuajtjeve dhe shtypjes se te me fuqishmeve e kishin humbur shpresen per shpetim ne kete bote dhe duke mos patur me as fuqi e as mundesi per te kundershtuar ia kishin lene shpetimin zbritjes se Krishtit serish ne Toke. E kishin mbledhur mendjen te vazhdonin kokeulur te vuanin ne Toke dhe te shihnin se si frynin barqet pasunaret e kohes duke pritur diten kur ne jeten e pertejme rolet te nderroheshin.

Ndersa Migjeni shume shekuj pas tyre por vetem nje shekull para nesh e kishte humbur kete lloj shprese dhe i mbushur plot vullnet per te kundershtuar te keqen thirri per grushtin e fuqishem mu nzemer me ja ngjesh malit qe sbzan. E beri kete per Lulin e vocer per kerthijat e geshtenjashitsit te lagur nshi apo per nje shtatore fmije te ngrim nakull. Une me kater shtatore foshnjash nuk kam me fuqi ta perball te keqen si Migjeni ndaj po i kthehem shpreses tek i Plotfuqishmi duke ia lene atij shpresen ti jape secilit haken.

Qofshi te lumtur atje lart se bashku engjej te vegel

RILEXIMI

Duhet qe cdo njezet vjet te rilexojme nga fillimi te gjitha librat qe kemi kenduar ne jete. E ne qofshin shume te pakten ata me te rendesishmit e themeloret. Ky qe mendimi i pare qe me shkoi nder ment duke lexuar Njezet vjet ngaterresa Ballkanike te Edith Durham-it. E kisha lexuar kete liber nja 15 vjet te shkuara ne fillim te viteve lsquo90 me kish bere pershtypje e me kish dhene informacione dhe kaq.

Ska dy jave qe bleva ne nje bukinist nje botim te vjeter te ketij libri te botuar ne gusht 1944. Meqe ra llafi vini re edhe kohen. Gusht i lsquo44-s kur bota mbare e me te edhe Shqiperia ishte mes flakeve te luftes kish njerez te letrave qe perkthenin e botonin Miss Durhamin Po nejse kjo eshte tjater pune. Me nje vend te librit me terhoqi vemendjen nje fraze e zonjezes se nderuar tek thosh se gjate vizites neper Shqiperine e vitit 1903 Kajmekami i Leskovikut me tha se te gjithe nepunesit jane shqiptare bektashinj por shkojne sa per sy e faqe ne xhami se kane hall se i heq qeveria nga puna.

E nderruam fene per te mos humbur pasurite u beme me turq se turqit per te mos humbur pozitat u beme komuniste me tesera e me sllogane per te shkuar jeten me lehte u beme demokrate brenda nates se kjo qe moda e kohes pastaj u ndame serisht sipas partive qe jane ne pushtet dhe vazhdojme ta bejme kete kembim tash cdo kater vjet. Ku ndryshon ajo qe thosh Kajmekam efendia para njeqind vjeteve me ate qe degjojme rendom lart e poshte shkova ne miting se mos me hiqnin nga puna ose u futa ne partine X qe te me merrnin ne pune Po ta kisha kenduar kete fraze te librit ne botimin e viteve lsquo90 do dyshoja se perkthenjesi ishte ndikuar ne perkthim nga frazeologjia e diteve te sotme por jo perkthimi ishte goxha i vjeter i stamposur e i fiksuar ne letren e zverdhur te 70 vjeteve me pare.

Bash per kete pune them se duan rilexuar librat cdo njezet vjet. Me siguri ndryshe do ta kem kuptuar kete fraze njezet vjet me pare dhe ndoshta as qe me ka rene ne sy fare e komplet ndryshe e kuptoj sot pas njezet vjetesh ne sistemin e partive punedhenese. Asokohe ben vaki ta kem admiruar Kajmekamin arnaut duke nxjerre ne pah aftesine e popullit tone krenar per ta kthyer gunen sipas eres ndersa sot mendova gjithe maraz kur e lexova se si ka mundesi qe nuk hoqem dore asnjehere nga te kthyerit e gunes nga fryn era.

Megjithate kemi ardhur shume vone ne kete bote per te shpikur gjera te reja. Kete dilemen time e ka patur edhe me pare nje njeri i ditur emri i te cilit sme vjen nder ment i cili thosh E lexova Don Kishotin kur isha 20 vjec dhe kam qeshur e rilexova kur u bera 40 vjec dhe u mendova e rilexova kur u bera 60 dhe qava.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›