E Diel, 1 Nëntor 2026

Visar Zhiti Po tentojne ta zhbejne letersine e burgjeve

Shkrimtari ka promovuar ne Panairin e Librit Panteoni i nendheshem ose letersi e ndaluar botuar nga Omsca-1. Zhiti sjell nje deshmi te ekzistences se letersise se burgjeve por edhe nje akuze per nenvleresim te saj

Letersia e burgut eshte nenvleresuar ose eshte dashur te zhbehet. Keshtu thote Visar Zhiti kur tregon pse vendosi te shkruaje librin e tij Panteoni i nendheshem ose letersi e ndaluar botuar nga Omsca-1. Shkrimtari thote se eshte nje deshmi qe letersia e burgjeve ka ekzistuar ndonese nga ana tjeter eshte edhe nje akuze per indiferentizem ndaj atyre qe shkruajne ne kushte te erreta. Botuesi i Omsca -1 Luan Pengli thote se do ta ribotojne librin sepse tirazhi i pare eshte mbaruar gjate panairit nderkohe qe kete rast Zhiti do ta shfrytezoje per te bere nje epilog mbylles ku te reflektohet reagimi pas botimit te librit.

Panteoni i nendheshem ose letersi e ndaluar vjen si deshmi por njekohesisht edhe si akuze. Ishte koha per te thene te vertetat

Shpeshhere ne perditshmerine tone duket sikur cdo gje eshte ne vendin e vet. Ne fakt jo. Une e nisa kete liber edhe sepse pata ndjesine qe kjo letersi e burgut duhet mbrojtur nga neperkembjet dhe nenvleresimet. Shpesh eshte deshiruar te zhbehet. Ky liber eshte deshmi e ekzistences se saj. Ne realitet ka nje letersi qe vjen nga burgjet dhe nga denimet. Mendova se doja te sensibilizoja sa te ishte e mundur shoqerine tone qe kemi nje letersi te cilen duhet ta njohim e qe na ben nder.

Eumlshte nje denim i dyte i kesaj letersie

Atehere kur shkruhej ishte e fshehte dhe e ndaluar. Ekzistenca e saj thuajse nuk dihej ose njihej ne nje rreth shume te ngushte miqsh. Gjate ketyre 20 viteve kjo letersi pati fatin te dilte te behej e njohur por fatkeqesisht edhe u godit. U godit ne dy kahe duke e glorifikuar duke e bere te rendesishme e te madhe ose duke e denigruar duke mos e quajtur. Qe te dyja jane te demshme. Ne menyre teorike kjo eshte nje letersi e shkeputur nga trungu i kultures se pergjithshme. Nuk vjen te rrezoje e te prishe ate qe eshte bere thjesht te sjelle vetveten deshmine se ka qene. Nuk eshte as letersi e shkrimtareve profesioniste por e shkrimtareve qe u denuan te mos behen shkrimtare dhe bene aktin e madh qe shkruan. Se pari ata kane meriten e martirizimit sepse shkruan ne kushtet me te erreta ne kushtet e ndaluara. Kjo tregon se njeriu eshte i paasgjesueshem ne deshiren e vet prandaj ne duhet ta cmojme.

A duhet pare si vlere letrare meqenese shkruhej jashte ndikimit te metodes se realizmit socialist

Natyrisht dicka eshte bere ne kete drejtim. Ky liber i imi eshte ne vazhdim te kesaj perpjekje. Ne patem mbi krye metoden e realizmit socialist nje metode letrare e ushqyer qe i sherbeu aq sa mundi sistemit socialist. Me ndryshimin e regjimit ajo letersi e metodes se realizmit socialist e mbaroi funksionin e saj dhe shkoi drejt zhberjes. Por krahas saj kishte dhe letersi te realizmit te denuar. Ky term eshte kristalizuar tek une per ate letersi qe u pengua te dilte qe u denua ne autore dhe libra. Franc Kafka shkrimtari me i zymte i shekullit te tij qe beri te dukej sikur nuk qe i interesuar per realitetin e perditshem thote Letersite e medha gjithnje kane brenda te verteten dhe nderin. Qellimi i jetes eshte ti zbulojme ato e ti njohim.

Vetem pak dite me pare ju ishit te ftuar ne nje aktivitet qe PEN-i italian ua ka kushtuar shkrimtareve te burgosur. Cila ishte pervoja boterore ne trajtimin e tyre

Ishte nje takim nderkombetar qe PEN Club-i italian organizoi me shkrimtare nga e gjithe bota. U diskutua per fjalen e lire si ka qene si eshte dhe cili duhet te jete angazhimi i PEN Club-it qe eshte krijuar me qellimin e mbrojtjes se shkrimtareve ne kohe shtypjeje. Pjese e kesaj veprimtarie ishte edhe botimi i nje libri me disa autore qe kane pasur pervojen e burgut apo qe flisnin per burgun. Antologjia me parathenie te Umberto Eco-s pati shume jehone ne shtypin italian. Pjese e kesaj antologjie ishte edhe parathenia qe Ismail Kadare ka shkruar per dy poetet e ekzekutuar Genc Leka dhe Vilson Blloshmin si dhe mbresat e impresionet nga burgu im dhe i tim eti. Me beri pershtypje qe vuajtja e tjetrit nuk shihej si e huaj por si pjese e vuajtjes intelektuale qe duhet ti pergjigjemi. Atje goditej indiferentizmi ndersa te ne te qenet indiferent ndaj dhimbjes se tjetrit eshte shume e njohur. Nje kritik i njohur italian theksoi ne kete takim se duhet te kujtojme qe shkrimtaret nuk i kane burgosur policet por edhe koleget e tyre. Ky apel per te qene te pergjegjshem qe te dime te kujtojme te shohim dhe te denojme moralisht mu duk nje problematike me vlere dhe me interes per shoqerine tone. Duhet te dime te shohim mekatin tone ndryshe nuk mund te ecim perpara. Ne kemi shkrimtare te burgosur qe nuk kane shtepi qe nuk kane copen e bukes. Shoqeria duhet te jete e pergjegjshme per ta. Jane shkrimtare qe kane derdhur djerse ne pune te detyruara dhe demshperblimi nuk duhet te vonoje. Po vjen vdekja me shume se demshperblimi. Ne te gjithe shkojme sot ne aeroportin Nene Tereza per te udhetuar drejt botes por askush nuk kujton se eshte bere me te burgosurit politike. Aty ka punuar Jusuf Vrioni dhe nuk ka qofte nje pllake memoriale ku te thote se ky aeroport nisi me te burgosurit tane politik dhe endrra e tyre per nje Shqiperi pa kufij u realizua. Shqiptaret ia arriten te dalin pa viza ne Europe dhe kjo eshte nje feste e madhe por duhet te dime se si erdhi. Perpjekja nuk filloi ne keto 20 vjetet e fundit eshte pune e erret e atyre njerezve qe vdiqen nen toke e atyre qe krijuan nen toke.

Botuesi i OMSCA-1 Luan Pengli thote se libri do te ribotohet pasi tirazhi i pare ka mbaruar. Do te kete ndonje nderhyrje tjeter

Botuesi po mendon ribotimin dhe une kam menduar nje epilog te shkurter ku te perfshi mesazhet qe kam marre pas publikimit problematika qe u krijua me kane dhene deshiren te shprehem me qarte per ate qe e quajta realizem te denuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›