E Diel, 1 Nëntor 2026

Suzana Turku, 30 këngë patriotike për 100 vjetor

Një buqetë me kënge patriotike ku bashkëjetojnë sëbashku nga këngët e thjeshta deri tek arjet dhe romancat të bazuar në element të traditës shqiptare, vijnë nga Mjeshtre e Madhe e muzikës Suzana Turku, aktualisht Zv, Ministre e Kulturës ,si dhuratë ne 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
 

Ambasadorë, personalitete, Atristë dhe Kolegë kanë nderuar promovimin e kesaj vepre patriotike të sjellë nga muzikantja Turku.
Albumi " Zëri i Atdheut" është i ndarë në 2 CD me nga 15 këngë të interpretuar nga grupi "Arbër" nën drejtimin e Dirigjentes Turku. Në Cd gjenden këngët"Hymni i Vatrës", "Vdekja e Skëndërbeut", "Alfabeti Shqip" dhe shumë të tjera me vlerë të vecantë për kombin shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›