E Diel, 1 Nëntor 2026

"Tre-Gjigandët kryeneçë" ngjitet në Teatrin Kombëtar të Fëmijëve

"Tre-Gjigandët kryenecë", është shfaqja e cila ka futur fëmijët e vegjël në botën magjike të Teatrit Kombëtar të Fëmijëve. Shfaqja me një dinamikë dhe larmi plot ngjyra është ndërthurur mes kukullave dhe lojës së aktorëve, duke përcjellë gëzim dhe lumturi në sytë e fëmijëve.

Ajo cka është edhe më e rëndësishme në këtë shfaqe , shprehet aktorja kryesore Florinda Mazreku, është përcjellja e mesazheve pozitive dhe edukative për fëmijë.
 

Me regjizore dhe aktore Aurora Qazimi në Premierën "Tre gjigand kryeneçë" interpretojnë në role të tjera Marilda Furrxhi, Denard Xhillari, Alma Pine, Kliti Roshi, Donika Ramullari dhe Jorida Meta. Fëmijët mund ta ndjekin këtë shfaqe edhe të dielën në Teatrin e Fëmijëve.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›