E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vranë me thikë 44-vjeçarin, “burg pa afat” për babë e bir

Gjykata jep masën e sigurisë “Burg pa afat” për dy të akuzuarit për vrasjen e 44 –vjecarit EdmondTelha. Babë e bir, Francesko dhe Nektaroi Cuka akuzohen se vranë me thikë në banesën e tij 44-vjeçarin Telha. Ngjarja e rëndë u shënua tre ditë më parë, ku Edmond Telhai 44 vjec është ekzekutuar pas mesnatës së mbrëmshme në banesën e tij në Korcë nga dy shtetas, babë e bir. Sipas policisë viktima nën efektin e pijes kishte bërë sherr në lokalin e Françesko dhe Nektario Cukës, 50 dhe 27 vjeç duke e dëmtuar atë. Pas sherrit Telhai është larguar për në banesën e tij, por cështja nuk është mbyllur me kaq, pasi babë e bir i kanë shkuar në banesë ku dhe e kanë vrarë me thikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›