Svitolina fiton ndaj kundërshtares ruse

Elina Svitolina ka mundur kundërshtaren ruse Anastasis Potapova, në turneun Monterrey Open. Tenistja ukrainase arriti të gjente forcën për të luajtur në ndeshjen e raundit fillestar, pavarësisht tmerreve që po përjeton vendi i saj. Ndonëse më parë kishte këmbëngulur se nuk do të luante kundër asnjë kundërshtari rus ose bjellorus derisa ata të përjashtoheshin. Por Federata Ndërkombëtare e Tenisit dhe turnetë e tenisit për meshkuj dhe femra vendosën që lojtarët nga kombet pushtuese do të lejohen të luajnë, por jo nën flamujt e tyre kombëtarë. Svitolina i bëri të njohura ndjenjat e saj teksa veshi një bluzë të verdhë, maskë dhe pantallona të shkurtra blu, teksa mundi kundërshtaren e saj 2-0, me sete 6-2 e 6-1, për kënaqësinë e spektatorëve të Meksikës.
Numri 15 i botës tha se do të dhuronte të ardhurat e saj të ndeshjes për ushtrinë ukrainase. Pas fitores, 27-vjeçarja tha: “Ishte një ndeshje shumë e veçantë për mua. Unë jam shumë e trishtuar për çka po ndodh në vendin tim, por jam i lumtur që po luaj tenis këtu. Isha e fokusuar. Unë isha në një mision për vendin tim”.
Ajo vendosi të luajë kundër ruses, duke menduar se do të kishte më shumë ndikim duke luajtur tenis sesa duke bojkotuar ndeshjen. “Të gjitha paratë e çmimeve që do të fitoj do të jenë për ushtrinë ukrainase,” tha Svitolina, e cila fitoi këtë turne në vitin 2020. Fituesja e Monterrey Open merr 31,000 dollarë. “Unë nuk fajësoj asnjë nga atletët rusë, – ka shkruar Svitolina. – Ata nuk janë përgjegjës për pushtimin e atdheut tonë”.