Svoboda: PS të kthehet në Kuvend, "Venecia" të interpretojë hapjen e kutiveNga Tema Nënkryetari i grupit socialist në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda, tha në një konferencë për shtyp me kryetarin e opozitës, Edi Rama, se socialistët du
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Svoboda: PS të kthehet në Kuvend, "Venecia" të interpretojë hapjen e kutiveNga TemaNënkryetari i grupit socialist në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda, tha në një konferencë për shtyp me kryetarin e opozitës, Edi Rama, se socialistët duhet të hyjnë në Kuvend, të bëjnë aty kërkesën për hapjen e kutive dhe t’i drejtohen Komisionit të Venecias që të japë një gjykim të shpejtë në lidhje me mundësinë e hapjes së kutive. Svoboda i kërkoi mazhorancës që të mos bllokojë kërkesën e opozitës ndaj Komisionit të Venecias. Europarlamentari tha se kutitë duhet të happen dhe beteja e opozitës për transparencën e zgjedhjeve duhet të vazhdojë, sepse kjo nuk është në interes të PS, por në interes të të ardhmes së vendit. Svoboda tha se gjykata nuk ka thënë ndonjëherë që nuk duhet të hapen kutitë. Ai shtoi se është në interes të qeverisë që të hapen kutitë dhe të bëhet transparencë.