E Hënë, 2 Nëntor 2026

Wilshire: Hapi i parë, hyrja e opozitës në Kuvend. Nëse do ketë sërish ngërç, do ndërhyjmë prapëNga TemaBashkëraporteri për Shqipërinë, David Wilshire, i pranishëm në takimet e realizuara në Tiranë nga delegacioni i lartë i KiE, tha për radion BBC se

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Wilshire: Hapi i parë, hyrja e opozitës në Kuvend. Nëse do ketë sërish ngërç, do ndërhyjmë prapëNga Tema

Bashkëraporteri për Shqipërinë, David Wilshire, i pranishëm në takimet e realizuara në Tiranë nga delegacioni i lartë i KiE, tha për radion BBC se do ketë vështirësi në zgjidhjen e krizës, por se ata do vijojnë të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës. Wilshire tha se kishin dëgjuar palët për ato çfarë kishin thënë, por shtoi se nuk priste që kriza të zgjidhej menjëherë. Ai tha se hapi i parë që duhet hedhur për të zgjidhur krizën është që opozita të hyjë në Kuvend. I pyetur më pas se çfarë do të ndodhë nëse mazhoranca nuk u ofron atyre plotësimin e kërkesave për hetimin zgjedhor, Wilshire tha se do jetë e vështirë sërish, por rëndësi ka që opozita të jetë në Kuvend për të diskutuar problemet. Më pas, në rast se do ketë sërish një ngërç për shkak se opozitës nuk do i plotësohen kërkesat, ai tha se KiE do të ndërhyjë sërish për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›