E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashley Cole dëshiron kalimin tek Reali

Ashley Cole dëshiron që me çdo kush të transferohet te Real Madridi, për t`u ribashkuar me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinhon.

Te vendimi i 30-vjeçarit besohet të ketë pasur shumë ndikim edhe ish-bashkëshortja, Cheryl Cole, pasi mbrojtësi i majtë dëshiron që të bashkohet me të.

“Ashley u ka thënë miqve se ai e sheh të ardhmen jashtë vendit dhe ai dëshiron ta bindë ish-bashkëshorten Cheryl që të shkojë me të. Gjithçka varet për atë se çfarë dëshiron Cheryl, por shenjat e para janë që ajo e përkrah këtë ide”, theksoi një burim për The Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›