E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviqi ankohet te Cooper për targat

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se Prishtina duhet t’i ndalojë përpjekjet e saj për t’u imponuar qytetarëve serbë të Kosovës targat dhe dokumentet personale të Kosovës dhe se për këtë do të do të bisedojë me ndërmjetësin evropian në bisedime, Robert Cooper, përmes video-linkut.

“Me Cooper-in do të bisedojmë për disa probleme që janë shfaqur ndërkohë dhe që paraqesin abuzime të Prishtinës kur janë në pyetje targat e qytetarëve tanë në Kosovë dhe dokumentet e tyre”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe. Sipas tij, një praktikë e tillë “duhet të marrë fund”.

Autoritetet e Kosovës dhe ato të misionit evropian EULEX kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë qarkullimin e automjeteve me targa të vjetra serbe, duke thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës që ngasin automjete, duhet që nga 1 qershori t’i kenë tabelat “KS” ose “RKS”, letërnjoftimin dhe lejen e vozitjes të Kosovës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›