E Shtunë, 31 Tetor 2026

Swaziland e ka njohur Kosovën, sipas Pacollit

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, paralajmëroi sot se shteti afrikan - Swaziland do ta njohë, së shpejti, Republikën e Kosovën.

Nota verbale e njohjes nga Swaziland do të arrijë në Kosovë, të hënën, i ka thënë Pacollit, ministri i Jashtëm i këtij vendi, Lutfo Dlamini.

Në një konferencë për gazetarë, Pacolli tha se kjo njohje vjen pas shume takimeve që ai ka pasur me ministrin e Jashtëm të këtij shteti dhe shumë personalitete të tjera të Mbretërisë së Swazilandit.

Ai ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për mungesë e strategjisë për lobim, duke vlerësuar ngecje në procesin e njohjes, pasi që këtë vit vendi është njohur nga vetëm një shtet.

Presidenti i AKR-së e tregoi letrën para gazetarëve për njohje edhe nga Guinea e Re.

AKR kishte paralajmëruar këtë njohje në muajin dhjetor, pasi kishte pranuar një letër zyrtare ku thuhej se edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës është njoftuar për këtë njohje që i vjen Kosovës.

Pacolli kërkoi përgjegjësi nga Ministria e Jashtme e Kosovës për këtë njohje, ai kërkoi sqarime për mosveprim dhe mos krijim të marrëdhënieve diplomatike me këtë Shtet.

Pacolli, po ashtu tha se asnjëherë nuk ka ndalur fushatën e tij të lobimit duke deklaruar se e ka intensifikuar këtë fushatë, veçanërisht në Afrikë dhe se së shpejti do ta njohin Kosovën edhe tri vende të tjera.

Pacolli vlerësoi se do të mund të tregonte me kompetencë të plotë se cilat janë këto vende, por për hir të korrektësisë, publikimi do të bëhet në momentin e njohjes së Kosovës nga këto shtete.

AKR, përmes liderit të saj, Behgjet Pacolli do të vazhdojë edhe më tuje fushatën e lobimit, duke intensifikuar edhe më shumë vizitat e tij nëpër vende të ndryshme që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Swaziland është një shtet i vogël jugafrikan, jo më shumë se 200 kilometra në veri dhe 130 kilometra në perëndim. Sipas statistikave të vitit 2009, ky shtet ka afro 1.2 milionë banorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›