Steinberg rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, gjatë takimeve që ka zhvilluar në Prishtinë me krerët e institucioneve të Kosovës, ka riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për zhvillimet në Kosovë.
Kosova është një vend mik i Amerikës, ka thënë Steinberg, duke folur pas takimit me kryediplomatin kosovar, Skender Hyseni.
Ai ka shtuar se ndihet krenar që Kosova është duke punuar në ndërtimin e tolerancës ndërmjet komuniteteve.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës, Hyseni, e ka quajtur këtë takim të një rëndësie të veçantë, duke theksuar që ky takim edhe një herë rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së për zhvillimet e deritashme në Kosovë dhe për proceset e rëndësishme që ndodhen para Kosovës.
“Është kënaqësi e veçantë që presim sot zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, vizitë në moment krucial për Kosovën, për zhvillimet në Kosovë dhe rreth Kosovës, dhe gjithsesi shënon një moment të rëndësishëm të rikonfirmimit të mbështetjes së SHBA-së për zhvillimet e deritashme në Kosovë dhe për proceset e rëndësishme para Kosovës, procese tepër të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe gjithsesi integrimet euroatlantike të gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Hyseni, transmeton KosovaPress.
Steinberg pasdite është takuar edhe me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi. Ai gjithashtu do të vizitojë manastirin e Graçanicës, si dhe do të takohet me kryetarët e tri komunave të reja serbe.