Mendimet e rrjedhshme
Një ditë të bukur këshilltari juaj financiar, ose miku që ju jep këshilla për bursën, ju telefonon për t’ju njoftuar se ka gjetur një strategji të re investimi. Ai ju vë në dijeni se nuk është më e nevojshme të njohësh rentabilitetin, borxhet, apo cilësinë e produkteve të firmave, mjafton të investoni tek ato që kanë një emër të lehtë për t’u shqiptuar. Nuk duket ndonjë ide kushedi se çfarë, megjithatë nëse dëshironi t’u jepni të drejtë disa studimeve të fundit, kjo mund të jetë një ide brilante.
Një nga temat kryesore të psikologjisë bashkëkohore është e ashtuquajtura “rrjedhshmëria njohëse”, e cila mat se sa e lehtë është të mendosh për një argument të rëndësishëm. Mesa duket njerëzit preferojnë të mendojnë më mirë për gjërat e thjeshta se sa për ato të vështirat. E thënë në këtë mënyrë, gjërat duken shumë intuitive, por tani psikologët kanë filluar të zbulojnë se deri në ç’pikë rrjedhshmëria e mendimeve orienton gjykimin tonë më pak nga ç’e imagjinojmë. Një grup studiuesish, për shembull, kanë vënë re se rendimenti në bursë i firmave, emri i të cilave shqiptohet më thjesht, është më i lartë se i atyre që kanë emër të vështirë. Gjithsesi ndërhyrje të këtij lloji mund t’i shtyjnë njerëzit të jenë më të kuptueshëm, më të kthjellët e më të sinqertë në defektet e tyre.
Pikërisht sepse ndikon në mënyrën tonë të të menduarit, “rrjedhshmëria njohëse” ka një peshë në të gjitha vendimet tona: nga produktet që blejmë, te personat prej të cilëve tërhiqemi dhe kandidatët për të cilët votojmë. Me fjalë të tjera, sa herë është e nevojshme të vlerësojmë një informacion, duhet vënë në përdorim “rrjedhshmëria njohëse”. është një element shumë i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë fshihet pas ndjenjave si tërheqja, bindja dhe dyshimi.
Zbulimet e studiuesve mbi rrjedhshmërinë janë të rëndësishme për atë që është i interesuar të nxisë këto ndjenja. “çdo blerje që bëjmë, çdo herë që bisedojmë me dikë, çdo gjykim që shprehim, mund të nxirret në bazë të asaj që ne dimë”, thotë një psikolog nga Universiteti i Nju Jorkut. “Nëse arrijmë të kuptojmë se në ç’mënyrë ‘rrjedhshmëria njohëse’ ndikon në gjykim, atëherë do t’i njihnim më mirë mekanizmat me të cilat gjykojmë”.
Një grup studiuesish e ka thelluar edhe më tej mënyrën se si këto zbulime mund të shfrytëzohen nga ata që merren me reklama, mësuesit, politikanët dhe të gjithë personat që në profesionin e tyre ushtrojnë forma të ndryshme bindje. Disa rezultate janë befasuese. Për shembull nëse duam që dikush të reflektojë mbi një pyetje, është mirë që ta formulojmë në një mënyrë jo shumë të qartë. Nëse duhet të japim besim, gjëja më e mirë është të shkruajmë një listë të detajuar të të gjitha defekteve tona.
Nëse diçka na duket e thjeshtë për t’u deshifruar (për shembull një tekst, forma e një objekti, ose të veçantat e fytyrës së një personi), kjo gjë nënkupton në një farë mënyre që e kemi parë me shumë kujdes më parë. Në fakt, “rrjedhshmëria njohëse” tregon familjaritet. Sipas disa psikologëve, për shembull, “deja vu” konsiston në faktin se gënjehemi nga lehtësia e paparashikuar me të cilin arrijmë të kapim një informacion: për këtë arsye e interpretojmë si një kujtim të diçkaje që e kemi shikuar më parë, ose të një vendi të cilin e kemi vizituar.
Objekte familjarePsikologët hedhin hipoteza se një preferencë instinktive na duket familjare, për arsye se është koherente me ambientin parahistorik ku është zhvilluar truri ynë. Fillimisht para se të mendonim që gjërat e panjohura ishin të parrezikshme, duhet të vlerësonim me shumë kujdes. Gjërat familjare ishin ato për të cilat kishim shprehur një gjykim, kështu që ishte normale të mos shpenzonim kohë dhe energji për t’i ekzaminuar. Robert Schwarz, docent psikologjie në Universitetin e Miçiganit, tregon se psikologu Robert Zajonic zakonisht e shpjegonte kështu logjikën evolutive në bazë të sjelljeve. “Ndjesia instiktive e familjaritetit, e vendosur nga thjeshtësia e bashkëpunimit, është një lloj stenografie. Nuk na leverdis që të analizojmë gjithmonë diçka që na duket familjare”. Animi ynë drejt asaj që na duket familjare mund të ndodhë edhe në situata të ndryshme.
Studimet e fundit tregojnë se personat i atribuojnë një karakteristikë specifike asaj që u duket si familjare. Le të marrim si shembull bukurinë. Psikologët kanë zbuluar efektin e ashtuquajtur “beauty-in-averangeness”: nëse dikujt i kërkohet të tregojë fytyrën më të bukur brenda një grupi, zakonisht zgjedhja bie mbi atë që ka tiparet më të zakonshme mes gjithë pjesëtarëve të grupit. Kjo gjë nuk vlen vetëm për fytyrën: e njëjta gjë ndodh kur bëhet fjalë për një qen, makinë, apo një orë. Sipas disa studiuesve, njerëzit janë të prirur të perceptojnë si fytyra të bukura, qentë dhe orët më të zakonshme, sepse është e lehtë për t’i mbajtur e përdorur. Pra, me fjalë të tjera, kanë më shumë gjëra të përbashkëta me fytyrat e tjera, qen të tjerë dhe ora, të cilët na kanë rënë në sy më parë. “Këto fytyra i ngjajnë modelit ideal: i kemi parë më shpesh ato dhe kështu që na pëlqejnë më shumë”, thotë një psikolog nga Universiteti i Kalifornisë. Sipas tij, “rrjedhshmëria njohëse” nuk mund ta shpjegojë tërësisht bukurinë, por është një element shumë i fuqishëm, madje më shumë nga ç’mund ta imagjinojmë.
#