Larg Magnas

Ronald Gërçaliu ka filluar të mendojë për të ardhmen e tij, të cilën e sheh larg skuadrës aktuale Magna. Nga momenti kur në vitin 2004 kishte dalë në ekipin e parë të Sturm Graz, futbollisti shqiptar gati çdo vit e kishte ndërruar ekipin.
Në fillim të vitit 2006 kishte shkuar tek Red Bull Salsburg, kurse verën tjetër kishte zbarkuar tek Austria Vienna, për t’u rikthyer më pas tek Red Bull.
Nga korriku i vitit 2009, ai ishte transferuar tek Wiener Neustadt Magna, ku pati 13 paraqitje. “Është e vështirë që të qëndroj tek Magna”, ka thënë 24 vjeçari në një intervistë për të përditshmen LAOLA1.
Futbollistit me pasaportë austriake i është ofruar kontratë e re nga Magna, por duket se planet e tij kanë rrugë tjetër. “Do të ishte një reduktim tjetër. Kur kam ardhur nga Salsburg, pata hequr dorë nga shumë para, ngase këtu nuk marr po aq para sa atje”, shtoi Gërçaliu.
Por, para se të largohet, mbrojtësi shqiptar po mendon ta fitojë një trofe me ekipin aktual. “Suksesi i skuadrës është vendimtar. Dëshirojmë ta fitojmë Kupën, pasi të gjitha forcat i kemi përqendruar në këtë objektiv”, vazhdoi ai.
Gerçaliu e pranon se do ta ketë vështirë të përshëndetet nga Wiener Neustadt, ku e ka ndërtuar një shtëpi dhe ku kalon mirë me familjen. Po ashtu, ai ka krijuar marrëdhënie të mira me trajnerin, Peter Schottel.
Në përballjen ndaj Kapfenberg, Gercaliu të dielën e shijoi paraqitjen e 150-të në Bundesliga austriake. Për një 24 vjeçar, kjo është një arritje e madhe, që ia mundëson që të vëzhgohet nga skuadrat e mëdha.