Swoboda: Kroaciamund të anëtarësohetnë BE ne 2013-2014
STRASBURG- Nëse qeveria e Zagrebit do të përmbushe angazhimet e ndërmarra, atëhere ''anëtarësimi i Kroacisë në BE mund të bëhet realitet në periudhën kohore janar 2013 - janar 2014'', deklaroi austriaku Hannes Swoboda, relatori i Parlamentit Evropian, mbi gjendjen e progresit të negociatave të anëtarësimit të vendit që do të bëhet anëtari i 28-ë i BE-së dhe vendi i dytë ballkanik në bllokun evropian.
''E ftojmë qeverinë kroate të përforcojë kapacitetet e organizmave antikorrupsion dhe të favorizojë përhapjen e një kulture përgjegjësishë politike'', u shpreh Swoboda, i cili theksoi ''rëndësinë e mbrojtjes së hetimeve mbi çështjet për korrupsion nga ndërhyrjet politike''.
(e.n/ansa/BalkanWeb)