E Shtunë, 31 Tetor 2026

Swoboda: Reforma Zgjedhore, kusht për integrimin

26-05-2012 / Gazeta 55

Partnerët europianë vijojnë apelin drejtuar forcave politike në Shqipëri për zgjedhjen e një presidenti konsensual si dhe për përfundimin e reformës zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar socialist në Parlamentin Europain Hans Swoboda ka theksuar se të dyja këto çështje janë kusht që vendi të fitojë satusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
“Shqipërinë e presim krahëhapur, por duhet të ndihmojë duke bërë detyrat. Reforma Zgjedhore e Presidenti konsensual kyç për statusin”- është shprehur Swoboda.
Deklarata e kreut të grupi parlamentar socialist në PE, Swoboda është bërë gjatë takimit me kreun e PS Rama në një tryezë rajonale të organizuar në Athinë për Identitetin Europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›