Berisha: Mbijetuam si komb falë parimit “të bashkuar në diversitet”

Kreu i qeverisë: Stabiliteti në rajon, të gatshëm për një frymë të re në marrëdhëniet me Serbinë
Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot nga Budva se Shqipëria vazhdon të ketë një rol konstruktiv në rajonin e Ballkanit dhe si i tillë do punojë për një fryme të re në marrëdhëniet me Serbinë. “Sot ne jemi një komb qe jeton ne vende te ndryshme. Ne jemi te bashkuar ne divesitet. Vendi im ka kënaqësinë te ketë marrëdhënie miqësore me Malin e Zi, me Kosovën, Maqedoninë dhe natyrisht do të punojmë për një fryme të re në marrëdhëniet tona me Serbinë, sepse të pranosh njëri- tjetrin dhe të punosh se bashku- kjo është e ardhmja”- u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin e Evropës Juglindore, një takim i përvitshëm ky që organizohet nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Europën Juglindore.
Kreu i qeverisë e vlerësoi takimin si një takim miqësor, në të cilin njerëzit bëjnë gjithçka për të rritur mirëkuptimin, duke besuar se bashkimi në diversitet është forcë, është virtyt, është energji e pashtershme, është një vlerë hyjnore dhe njerëzore .
“Sot ne jemi mbledhur në moton “Bashkim ne Diversitet”. Ne kete pike une mbetem shume shqiptar. Arsyet për ketë qëndrim duhet gjetur ne historinë e kombit tim, një histori mjaft e vështirë, por kombi mbijetoi sepse ai mbeti i bashkuar ne diversitet. Gjate historisë sonë, disa dekada me parë pati përpjekje përçarëse ne baza fetare, por kombi mbeti i bashkuar. Me vone një pjese e madhe e shqiptareve te krishtere u kthyen ne myslimane. Historia mund të flasë”- tha ai.
Sipas Berishës, kombi shqiptar në diversitet është model i respektit të plotë të diversitetit. “Kombi im në diversitet është model i respektit të plote të diversitetit. Në familjet shqiptare gjen njerëz të cilët i përkasin besimeve te ndryshme. Në libra janë shkruar ngjarje si psh ajo e një këshilltari të një vendi, i cili sot është mik që u ankua tek peshkopi për të ndaluar martesat e besimeve të ndryshme, por nuk mundi sepse peshkopi iu përgjigj se nuk mund të bëheshe një gjë e tillë”- tha ai.
Takimi i Europës Juglindore organizohet për të 9-in vit,ndërsa Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve mblidhet çdo vit në Ëashington DC qe nga 1953.