Fellaini, objektiv i Manchesterit

Manchester United po mendon qysh tash për përforcimet e radhës, përkundër faktit se afati kalimtar i verës përfundoi diçka më shumë se dy javë më parë.
Dhe, ‘Djajtë e Kuq’ ia kanë vënë syrin mesfushorit luftarak dhe të palodhshëm të Evertonit, Marouane Fellaini. 24 vjeçari po luan me sukses me ekipin nga Liverpooli dhe menaxheri Sir Alex Ferguson dëshiron ta sjell në ‘Old Trafford’.
Sipas tabloidit ‘Sunday Mirror’, gjiganti britanik duhet ‘i paguajë 15 milionë funte, për ta bërë të vetin Fellainin. Mirëpo, Manchester United duhet t’i mposht edhe konkurrentët, që e pëlqejnë lojtarin shtatgjatë.