E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sylvinho i lumtur me rikthimin në Premier Lige

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, braziliani Sylvinho, është i lumtur pasi ka nënshkruar marrëveshje me klubin e Premier Ligës, Manchester City.
"Është një lajm i mirë për mua që rikthehem në Premier Ligën. Secili lojtar dëshiron të luajë këtu, dhe ky është rasti im i dytë dhe jam shumë krenar që klubi ka kërkuar që unë të vij këtu", ka thënë ish-mbrojtësi i Arsenalit.
"Klubi është duke ndryshuar shumë, ata kanë një mentalitet të shkëlqyeshëm dhe dëshirojnë ta bëjnë klubin edhe më të madh. Kjo është diçka e shkëlqyeshme ta dëgjoj dhe të jem pjesë e projektit do të jetë shumë ngazëlluese", ka shtuar braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›