Synimi yne eshte qe te jemi prezente ketu ne menyre te vazhdueshme

Aktiviteti i tyre permbylles ishte te marten pasdite nje panel diskutimi ne komisionin parlamentar te Integrimit. Deputeti Florian Hahnanetar i komisionit te Mbrojtjes si dhe ate te Bashkepunimit Ekonomik dhe Zhvillimit ne Bundestagtregon per DW qellimin e vizites ne Shqiperi.
Florian Hahn Qellimi yne ishte te shikonim Shqiperine te zhvillonim takime me autoritetet zyrtare me koleget tane parlamentare eksponente te politikes por dhe aktiviste te shoqerise civile. Ishin dy dite intensive pune qe na vlejten shume ne krijimin e nje pamje reale per ate qe ndodh ne Shqiperi. Vendi juaj jo vetem gjeografikisht por dhe nga angazhimet per realizmin e reformave eshte ne nje stad te avancuar te integrimit per ne familjen e BE-se. Shikoni eshte e rendesishme per ne ne Gjermani qe ta njohim edhe me mire realitetin ne vendin tuaj. Sot dy vendet tona jane partnere ne Alenacen Veriatlantike ne te ardhmen do te jemi vende partnere dhe ne BE.
Deutsche Welle- Gjate takimeve qe patet te henen dhe te marten ju perseritet tek mikepritesit faktin se kontakte te tilla duhet te jene te pervitshme. Per cfare eshte fjala
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Deputeti Florian Hahn anetar i komisionit te Mbrojtjes dhe te Bashkepunimit Ekonomik dhe Zhvillimit ne Bundestag.
Florian Hahn Ne nuk duam qe te vijme per dy dite dhe me pas te mos shihemi me. Synimi yne eshte qe te jemi prezente ketu ne menyre te vazhdueshme. Ajo qe ju kemi propozuar homologeve tane shqiptare eshte instalimi nese mund ta quaj keshtu i vizitave te pakten nje here ne vit por edhe ne nje kohe me te shkurter. Te jemi ne anen tuaj ne procesin e zhvillimit te reformave. Ne kete aspekt kemi gjetur miratimin tek koleget tane ne parlamentin e Shqiperise dhe kjo do te realizohet.
Deutsche Welle Gjate debatit qe zhvilluat ne komisionin parlamentar te Integrimit ne Tirane nga mazhoranca dhe opozita ju prezantua pamje dhe gjykim krejt i kundert per aktualitetin dhe daljen nga ngerci politik. Si e shikoni kete polarizim
Florian Hahn Mendoj se kjo eshte nje ceshtje e Shqiperise por do te ishte mire sikur te dyja palet te bashkepunonin dhe te gjenin zgjidhjen. Ne cdo shoqeri demokratike shumica dhe opozita shfaqen me alternativa te ndryshme kane kundershti dhe debate. Por ato nuk mund te behen qellim ne vetvete dhe penguese per reformat thelbesore. Per ato qe ka nevoje aq shume vendi juaj. Ne stadin ku ndodheni bashkerendimi per ceshtje madhore krijon dhe nje imazh te mire dhe te qendrueshem tek partneret europiane tek ata te cilet jane vendimarres ne mjaft aspekte integrimi.
Deutsche Welle E keni ndjere dhe nga takimet besoj se ne Shqiperi qe ka nje pritmeri optimiste per nje vendim pozitiv brenda vitit ne liberalizmin e vizave per qytetaret shqiptare qe do te udhetojne ne zonen Schengen. Ju mendoni qe kjo do mbyllet brenda 2010-s
Florian Hahn Une mendoj se vendimi do te merret kete vit ne fund te tij. Ky do te ishte nje hap i rendesishem per fazat e metejshme marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE dhe duke finalizuar me anetaresimin me te drejta te plota ne BE.
Deutsche Welle Por deri tek finalizimi qe permendet ju shikohen dhe mjaft pengesa qe jane jashte performances se Shqiperise ne realizimin e reformave. Zgjerimi i metejshem i BE-se duket si ne nje spirale qe pritet te marre me shume kohe se sa perllogarisin vendet aspirante. Apo nuk ndani kete mendim
Florian Hahn Per momentin dua te them se ne nuk kemi nje situate kaq te mire per shkak te krizes. Ky duhet pranuar si nje element qe ka rritur skepticizem per ceshtjet e zgjerimit te BE-se. Por keto jane probleme qe ne fund te fundit nuk varen nga vendi juaj apo vendet e tjera te rajonit qe aspirojne hyrjen ne BE. Kjo kohe dilemash dhe mendimesh shpesh kontraverse per te ardhmen e familjes europiane le te sherbejne per Shqiperine dhe vendet e tjera te rajonit qe ti bejne sic duhet detyrat e shtepise. Forcimi i shtetit ligjor lufta me rezultatet konkrete ndaj korrupsionit garantimi i konkurence se drejte ne tregun ekonomik permiresimi i imazhit te sistemit te drejtesise dhe te tjera aspekte jane sfida te verteta per klasen politike dhe tere shoqerine shqiptare. Tek bashkebiseduesit tane gjate ketyre dy diteve kuptuam se edhe per ata kjo eshte e qarte. Por i vetmi vleresim realist nga Brukseli do te jete ai qe evidenton arritje e tregues konkrete ne aspektet qe permenda me pare.
Deutsche Welle Teme e diskutimeve qe keni zhvilluar ne Tirane ka qene dhe situata ne Kosove. Mendoni se do rritet numri i shteteve qe do te njohin pavaresine e saj
Florian Hahn Gjermania eshte mbeshtetese e Kosoves. Kishim nje vendim pozitiv ne Nju York por dhe me heret vendimi keshillimor i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise konsiderohet si llogjik per aktualitetin e ketij vendi. Une besoj se periudha qe vjen me pas do te jete reflektive per vende qe duhet te ndermarrin vendimin e tyre. E rendesishme eshte qe shqiptaret dhe serbet ne Kosove te te kuptojne se nuk ka alternative tjeter vec bashkejeteses mes tyre. Qe te forcojne institucionet dhe te kete nje klime garancie dhe sigurie per pakicat. Bashkim forcash per te zhvilluar dhe begatuar vendin e tyre per ta bere pjese te natyrshme te familjes europiane.
Intervisten e zhvilloi Arben Muka
Redaktoi Aida Cama