E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deri ku ka shkuar Kosova ne procesin e liberalizimit te vizave

Perfaqesuesit e ministrise se Brendshme te Kosoves thone se ata jane duke pritur nga Komisioni Evropian udherrefyesin qe specifikon obligimet qe Kosova duhet te permbushe ne menyre qe te perfshihet ne procesin e liberalizimit te vizave. Ministri i puneve te brendshme Bajram Rexhepi thote per programin tone se i eshte premtuarnga Komisioni Evropian qe ne muajin shtator Kosova do te marre udherrefyesin e saj pasi te permbushe te pakten tri kritere baze qe kerkohen nga Komisioni Evropian.

Ligji per ripranimin i cili eshte miratuar ne parlament eshte nenshkruar nga Presidenti dhe tashti eshte ne fazen e implementimit. Ka qene strategjia per riintegrimin e cila eshte aprovuar nga qeveria dhe per te cilen jane ndare 500 mije euro. Dhe per keto dy ceshtje eshte hartuar po ashtu plani i veprimit i cili obligon secilen minsitri dhe secilen komune qe ta zbatojne ate. Te tri keto kushte janeplotesuar nga qeveria dhe ne tashti me te drejte presim udherrefyesin thote Bajram Rexhepi.

Riintegrimi i te kthyerve kerkon ende pune

Mirepo zyrtare te Komisionit Evropiane thone se qeveria e Kosoves fillimisht duhet te permbushe kriteret e kerkuara dhe asaj nuk i eshte premtuar qe ne muajin shtator do te marre udherrefyesin. Keshtu i tha DW-se zedhenesja e Komisionit Evropian ne Prishtine Maja Pavlloviq. Komisioni Evropian vazhdimisht e ka perseritur se strategjia e cila shtyn perpara procesin e liberalizimit te vizave per Kosovenmundti jepet Kosoves kur te jete gati kur te plotesoje kerkesat e Komisionit Evropian. Qeveria e Kosoves ka bere disa pune por akoma nevojitet te punoje ne planin e veprimit per riintegrimin e te kthyerve. Ne asnjehere nuk kemi thene qe do te jete muaji shtator kur Kosova do ta kete udherrefyesin por kemi thene se do ta kete udherrefyesin kur ajo te plotesoje kerkesat e Komisionit Evropian thote Maja Pavlloviq.

Bildunterschrift

Ministri i puneve te rendshme te Kosoves Bajram Rexhepi thote se nuk eshte e drejte qe vetem Kosova te mbetet jashte procesit te liberalizimit te vizave ku tashme te gjitha vendet fqinje te Kosoves disa me heret e disa pak me vone mund te levizin lirshem ne Zonen Shengen. Ai thote se kjo gjendje mund te prodhoje nje kunderefekt te asaj qe eshte arritur. Rreziku do te jete qe qytetaret tone do te paguajne para do te provojne te bejne falsifikim te dokumenteve te tregohen si shtetas te Shqiperise Serbise apo Maqedonise dhe ketu demi eshtei dyfishte dhe atehere ne si Kosove do te jemi ne nje pozite te keqe sepse shume gjera shkojne ne drejtim te gabuar thote Bajram Rexhepi.

Serbet e Kosoves kane nevoje per viza

Procesi i liberalizimit te vizave ka perfshire prej nje viti Serbine Malin e Zi dhe Maqedonine. Ne fund te ketij viti e njejta gje pritet te ndodhe me Shqiperine dhe Bosnjen e Hercegovinen. Megjithe faktin qe Serbia u perfshi ne procesin e liberalizimit te vizave kjo marreveshje nuk vlen per serbet e Kosoves thote zedhenesja e komisionit evropian Maja Pavlloviq. Marreveshja e dialogutper procesin e liberalizimit te vizave ndermjet Serbise dhe Komisionit Evropian nuk mbulon territorin e Kosoves dhe kjo do te thote se marreveshja nuk vlen per serbet qe kane vendqendrim jashte territorit te Serbise. Ata mund te udhetojne ne zonen e Shengenit por duhet te pajisen me viza thote Maja Pavlloviq.

Qeveria e Kosoves ka kohe qe ka hartuar nje udherrefyes se saj dhe eshte duke punuar qe te permbushe kriteret qe kerkohen nga Komisioni Evropian. Kriteret qe kerkohen nga Komisioni Evropian jane hartimi i regjistrave civile integrimi i menaxhuar i kufijvelufta kunder korrupsionit riintegrimi i te kthyerve dhe ne fund pasaportat biometrike. Pasportat biometrike sipas ministrit te puneve te brendshme Bajram Rexhepi do te fillojne te prodhohen ne fillim te vitit te ardhshem.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›