E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synon dëbimin e Sakashvili nga Pallati Presidencial

Kryeministri i sapozgjedhur i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili, deklaroi të premten se presidenti, Mikheil Saakashvili, duhet ta lirojë Pallatin Presidencial.

Kryeministri Ivanishvili iu tha gazetarëve se qeverisë së vendit i kushton tepër shumë mirëmbajtja e ndërtesës së Presidencës.

Po ashtu, kryeministri gjeorgjian theksoi se, shpenzimet për një pallat të tillë janë të pamoralshme, ndërkohë që kursimet që do të realizoheshin nga shpenzimet e mirëmbajtjes së saj do të përdoreshin për t’i ndihmuar “shumë refugjatë dhe qytetarë të varfër të vendit”.

Sipas Ivanishvilit, buxheti i shtetit paguan gjysmë milioni dollarë për çdo vit vetëm për faturat e energjisë elektrike të Pallatit Presidencial.

Si rrjedhojë, ai ka sugjeruar presidenti Saakashvili dhe gjithë personalit të tij që të zhvendosen në një pjesë të ndërtesës së Zyrës Shtetërore, që ndodhet në Tbilisi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›