Synon suksese të tjera

Pasi e zuri vendin e parë në turneun e Tunizisë pak ditë më parë, xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi shpreson që edhe në sfidën e saj të radhës do t’ia dalë që të shkëlqejë.
18-vjeçarja më 3 dhe 4 korrik do të marrë pjesë në një garë tjetër shumë të rëndësishme dhe të fortë - ‘Grand Slam’ - që mbahet në Moskë të Rusisë. Kjo garë, sikurse ‘Grand Prix’, sjell më së shumti pikë olimpike për një xhudist.
Kelmendi beson se edhe në Rusi do t’i tregojë vlerat e saj të vërteta dhe të kthehet si triumfuese. “Edhe në Moskë do të bëj mrekullinë dhe do të dëshmoj vlerat e mia përballë çdo rivalit”, ka thënë Kelmendi në një konferencë për media të mbajtur të martën në kryeqytet.
Xhudistja pejane para pak ditësh ia doli ta fitojë medaljen e artë në turneun e Tunizisë duke e mposhtur spanjollen Ana Carrascosës, me ç’rast kosovarja i fitoi 200 pikë olimpike.
“Ka qenë një sukses i madh i imi. Kam shpresuar të paktën të jem në mesin e tetë më të mirëve, por nuk kam pritur që të shpallem kampione e turneut. Shpresoj se do të mbledh sa më shumë pikë dhe të jem në Lojërat Olimpike, që është ëndërr e çdo sportisti”, tha Kelmendi.
Me këtë fitore, Kelmendi i ka rritur gjasat shumë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të vitit 2012 që mbahen në Londër.
“Majlinda ka nisur me sukses të madh ciklin olimpik dhe ka fituar 200 pikët e saj të para në turneun më të fortë në botë, ‘Grand Prix’. Realisht, si përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës, kam shpresuar se Majlinda do të jetë në mesin e tetë xhudisteve më të mira të botës, por se do të fitojë turneun e Tunizisë, kjo ka qenë e pabesueshme”, tha përzgjedhësi kosovar, Driton Kuka.
“Majlinda dëshmoi superioritet, duke mposhtur xhudisten numër dy në botë, spanjollen Ana Carrascosës. E gjithë kjo punë, të gjitha këto investime, po shpaguhen. Shpresoj se në të ardhmen do t’i sigurohet një bursë Majlindës, sikurse e kanë shtetet e tjera për xhudistet e veta, 500 deri 1000 euro. Po ashtu edhe një pagë, sepse mendoj që e meriton dhe nuk është e tepërt të themi se Majlinda është flamurtar i sportit të shtetit të Kosovës”, theksoi ai.
Suksesi i Kelmendit është vlerësuar si sukses historik për sportin kosovar nga kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. Ndërsa, përfaqësuesi i Ministrisë së Sportit, Ibër Alaj ka thënë se ky institucion me të gjitha mundësitë e tij do ta mbështesë Kelmendin edhe në të ardhmen.