Zhvarrosen mbetjet mortore të tetë personave
Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF) në rajonin e Vushtrrisë të mërkurën bëri zhvarrimin e mbetjeve mortore të tetë personave të pagjetur.
Ky është rezultat i hetimeve të thella arkivore të kryera në vitin 2009, që ka përfshirë shqyrtimin e shumë dosjeve dhe shfrytëzimin e burimeve të ndryshme, thuhet në një komunikatë për media të EULEX-it.
Që nga fillimi i punës së EULEX-it në Kosovë, më 9 dhjetor 2008, ai ka bërë zhvarrimin e mbetjeve mortore të 122 personave.
Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore bashkë-drejtohet nga EULEX-i dhe Ministria e Drejtësisë së Kosovës.
OMPF-ja është e specializuar për një varg të gjerë të fushave të mjekësisë ligjore.
Objektivat kryesore të saja janë përcaktimi i fatit të personave të pagjetur si pasojë e konfliktit në Kosovë dhe pas tij, fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë përmes ofrimit të provave shkencore të mjekësisë ligjore që mund të ndihmojnë në kërkimin e drejtësisë, si dhe të jetë në qendër të zhvillimeve lidhur me mjekësinë ligjore në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
Në Kosovë edhe 11 vjet pas luftës nuk dihet për fatin e mbi 1800 personave të zhdukur.