E Shtunë, 31 Tetor 2026

Syriza deshton te marre mbeshtetje per koalicion

Kreu i partise se ekstremit te majte Alexis Tsipras braktisi perpjekjet per te formuar nje qeveri te re pasi zgjedhjeve parlamentare te se dieles perfunduan ne bllokim.

Tsipras tha dje se ai nuk mund te marre mbeshtetjen e mjaftueshme ne parlament per te realizuar ate qe e quajti endrren e tij per nje qeveri te krahut te majte.

Tsipras u beri thirrje konservatoreve dhe socialisteve te hiqnin dore  nga mbeshtetja per shkurtime te thella te shpenzimeve te kerkuara si kusht per paketen e shpetimit nga Bashkimi Evropian.

Mandati tani i kalon partise socialiste PASOK. Nese edhe perpjekjet e kesaj partie deshtojne presidenti Karolos Papoulias do te therrase te gjithe udheheqesit ne nje perpjekjet te fundit per te krijuar nje koalicion. Ne se edhe kjo nuk arrihet Greqia do te duhet te mbaje zgjedhje te reja ne fillim te qershorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›