Rusia parandalon një sulm terrorist

Komiteti Kombëtar i Rusisë Kundër Terrorizmit tha se policët kanë konfiskuar armë, municion dhe eksplozivë, që dyshohet se ishin planifikuar të përdoreshin në një sulm terrorist gjatë Lojërave Olimpike 2014 në Soçi të Detit të Zi.
Zyrtarët thanë se armët u gjetën në Abkhazi, rajonin separatist të Gjeorgjisë.
Autoritetet thanë se 10 depo klandestine janë gjetur në javën e kaluar në një operacion të përbashkët të sigurisë mes Rusisë dhe Abkazisë, i cili kishte filluar që prej gushtit të vitit 2011. Deri tani janë arrestuar tre të dyshuar.
Zyrtarët dyshojnë se armët mund të kenë lidhje me Abhaz Xhamat, një grup ekstremist islamik, që mbështet krijimin e një shteti islamik në rajonin e Kaukazit.
Rajoni i Soçit kufizohet me Abkazinë dhe nuk është larg nga rajonet ruse të Kaukazit Verior, ku janë aktivë militantët islamikë.