E Shtunë, 31 Tetor 2026

France Qeveria e Nicolas Sarkozy jep zyrtarisht doreheqjen

Qeveria konservatore e ish presidentit francez Nicolas Sarkozy dha zyrtarisht doreheqjen duke hapur keshtu rrugen per inaugurimin e presidentit te ri Francois Hollande javen e ardhshme.

Kryeministri Francois Hollande njoftoi sot me ane te nje letre zotin Sarkozi se ai dhe ministrat e tij jepnin doreheqjen edhe pse kabineti do te vazhdoje te kujdeset per ceshtjet e perditshme deri ne inaugurimin e zotit Hollande me 15 maj.

Disa ore pasi te beje betimin zoti Hollande do te shkoje ne Berlin per tu keshilluar me Kancelaren Angela Merkel mbi ekuilibrimin e mundshem te politikave ekonomike shtrenguese ne Evrope te imponuara nga Gjermania  me planet e tij pro-rritje.

Zoti Hollande i Partise Socialiste u zgjodh te dielen pas votimit ne balotazh me 52 per qind te votave kundrejt 48 per qind te zotit Sarkozi te cilin votuesit e ndeshkuan per shkak te ekonomise se ngadalte rritjes se papunesise dhe miratimit te masave te forta shtrenguese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›