Luan në “The Hunger Games”
Nga Express më 25 maj 2011 në ora 08:23
Rokeri Lenny Kravitz i është bashkuar ekipit të aktorëve të filmit “The Hunger Games”.
Krijuesi i hitit “American Woman” do të luajë rolin e Cinnas, një stilisti të modës që nënshkruan një kontratë me Katniss Everdeen (Jennifer Lawrence), përderisa ajo përgatitet për të marrë pjesë në “Hunger Games”.
Ai ka dizajne unike dhe të bukura, që luajnë një rol integral në paraqitjen e tij në këtë film.