Syzet e Google, bashkëvepruese me mjedisin
Po punohet për zhvillimin e syzeve me lente të cilat të bëjnë të mundur bashkëveprimin me ambientin përreth. Një video shumë efikase tregon pikërisht këtë, dhe bën të mendosh se do të ishte një arritje e madhe.
Pas disa muajsh që këto zëra qarkullojne, duket se është konfirmuar lajmi se Google po zhvillon për këto syze të veçanta. Lentet e syzeve do të tregojnë informacione të veçanta dhe të rëndësishme për kë i mban, si psh informacione mbi rrugën, do lejojë lidhjen me rrjetet social, dhe informacione të tjera.
Zyrtarisht produkti nuk ekziston ende dhe projekti mund të modifikohet dhe pasurohet më tej me funksione në bazë të këshillave të klientëve.
Project Glass, quhet projekti më i ri i Google i cili po zhvillohet nga sektori i eksperimentimit dhe krijimit të zgjidhjeve të reja teknologjike të ndërmarrjes.
Project Glass, ka realizuar dhe një video hyrëse ku shpjegohet shkurtimisht se si do të funksionojnë këto syze. Video është xhiruar në mënyrë që të shihet me anë të syzeve, dhe tregon se mund të bëjë një njeri me anë të tyre gjatë një dite normale. Në lentet e syzeve shfaqen informacione nga më të ndryshmet dhe lajme të cilat zakonisht i shohim në ekranet e smartphone. Për të bashkëvepruar me sistemin mund të jepen komanda me zë, sic ndodh me Siri e iPhone4S.
Sipas atyre që i kanë konceptuar përdorimet dhe funksionet e syzeve mund të jenë nga më të ndryshmet, mund të përdoren për të bërë foto e video, thjesht duke kthyer kokën në drejtim të objektit ose panoramës. Mund të arrihet të bëhet një videothirrje si në Skype, të përgjigjesh mesazheve dhe të merret informacion mbi objektet që hyjnë në rrezen e syzeve.
Projektuesit thonë se projekti është bërë publik që tani sepse ata duan të shohin reagimin e njerëzve dhe kërkojnë sugjerimet e atyre që do të jenë përdoruesit e ardhshëm, dhe për këtë kanë realizuar dhe videon shpjeguese.
Ndoshta do të duhet të kalojë ende kohë përpara se të mund të kemi një palë syze si këto sepse Google nuk jep informacion se kur mund realizohet për tregun ky projekt. Tani për tani ngelet një ide shumë interesante.
(ar.si/BalkanWeb)