T NDAJM DETYRAT
Mund ta zgjidhja edhe me nje telefonate kundermejtimin me Henri Cilin por se beja dot keshtu per dy arsye. E para se keshtu do mbetesh e shkrojtur per brezat vetem ctha Cili por jo se cju pergjigj Lamja nese ata qe do vijne pas nesh do jene aq te ngeshem sa te merren me ctha ky e si ia preu ai. E dyta se duke e zgjidhur debatin me telefon do ta merrte vesh vetem Henri se qysh e mendoj une kete pune ndersa dua tua bej me dije te gjitheve.
Po cdreqin ka bere vaki Po ja ne numrin e fundit te revistes MAPO Henri bente nje shkrim qe per ata qe se kane pasur fatin ta kendojne po e permbledh ne tri pika. Qe paska lindur nje levizje intelektuale per mbrojtjen e trashegimise kombetare dhe kjo eshte gje shume e mire ku meqe ra llafi edhe vete Henri ka pjese. Qe shyqyr qe po lind nje levizje e tille ku mekanizmi nuk eshte perfitimi por pasioni. Dhe e treta nje e ketille levizje qe te mos mbetet thjesht idealizme duhet te nxise perfshirjen e trashegimise kombetare ne mekanizmat e tregut apo qe te kopjoj Cilin trashegimia kulturore ka shans per tu ruajtur vetem kur te krijohet nje mekanizem ekonomik qe e ben me interes punen per te.
Bela e madhe me keta liberalet e tregut. Qe Henri ti bjere muzikes qe ka me per zemer eshte e ligjshme por qe te pretendoje se kjo muzike eshte e vetmja qe e ben boten te kerceje kjo sma mbush mendjen.
Ka disa fusha te veprimtarise njerezore dhe vecan disa funksione te shtetit qe nuk behen as per te prodhuar paraacute e as per te fituar paraacute. Shteti nuk fiton duke hapur shkolla e as duke financuar kulturen spitalet akademite azilet foshnjoret bibliotekat arkivat muzete e te tjera keso dore. Shteti nuk perfiton as duke harxhuar bronz per bustet e heronjve dhe mendimtareve as duke harxhuar flori per medalje qe tua vere ne gjoks atyre qe bejne vepra e as duke vene pjese te buxhetit per te ndrequr monumentet dhe deshmite e se shkuares. Te gjitha keto kane ca funksione te tjera ama. Duke financuar keto shteti u permireson jeten shpirterore shtetasve te tij dhe kjo nuk eshte gje e vogel. Ne fund te fundit dallojme nga majmunet jo se ata kane qime e ne nuk kemi apo se ata hane mish te gjalle ndersa ne e bejme skallop jo dallojme nga nje gje shume me esenciale qe eshte edhe baza e qyteterimit. Majmunet qe mbeten majmune nuk kane kujtese ndersa ata qe krijuan kujtese u bene njerez.
Shkenca thote se qene te shumte llojet e majmuneve qe filluan te krijojne vegla pune duke bere keshtu nje hap perpara ne piramiden e majmunerise por ama vetem njeri prej ketyre llojeve u be njeri. Ky lloj ishte pikerisht ai qe filloi te kishte edhe elemente te botes shpirterore qe filloi te kishte kujdes per te vdekurit qe filloi te krijonte vizatime me perendite e veta qe filloi te mbante zbukurime ne qafe qe filloi te krijonte konceptin se ekzistonte se linte gjurme dhe te krijonte bagazh dijesh pra po te perdorim nje fjale te madhe ai qe krijoi kulture. Te tjeret aha u treten e slane gje pas vec kockave qe edhe keto ua studiojne pasardhesit e atij majmunit tjeter te atij qe mbijetoi se harxhoi per kulturen. Ketij mesimi te madh qe vetem tani shkenca po i jep forme pa vetedije por me instinkt i jane permbajtur edhe te gjithe organizimet e shoqerise njerezore ne shtet. Te harxhojne per dijen dhe kulturen se edhe kur duket sikur ato nuk japin paraacute me veshtrim te pare ca me afatgjate ato behen baza e perparimit lulezimit dhe mbrothesise se cdo shteti.
Tani ne koherat moderne i gjithe ky mekanizem behet gjithnje e me i kushtueshem pasi nga nje ane dija njerezore behet gjithnje e me e sterholluar dhe me e gjithanshme dhe nga ana tjeter me cdo brez qe kalon bagazhi qe duhet te ruajme dhe trashegojme rritet e rendohet. Per fat koherat moderne me shperndarjen horizontale te mireqenies na dhane nje burim te ri te ardhurash qe eshte turizmi i mases ku miliona e qindra miliona njerez leviznin nga nje vend ne tjetrin per periudha te shkurtra kohe per te pare e shijuar bukurite kulturen dijet e arritjet e kombeve te tjera. Bash ne kete menyre lindi ideja moderne e turizmit kulturor pra i gjithe ky bagazh kulture e trashegimie i cdo kombi dhe per te cilin cdo shtet duhet te harxhoje paraacute per te mbajtur e mirembajtur mund edhe te prodhuaka paraacute dhe keshtu te na ktheje mbrapc jo vetem moralisht por edhe materialisht nje pjese te shpenzimeve qe bejme per te. Ne shumicen vendeve qe kane cti tregojne botes ky parim eshte kthyer ne baze te zhvillimit ekonomik megjithese i shoqeruar me te gjitha risqet e tendencat qe permban brenda dhe qe nuk eshte vendi ketu per ti analizuar.
Pikerisht kur dalim ne kete shteg na mberrijne dashnoret legale te tregut dhe fap na thone -Shikoni meqenese patatet behen me te medha vetem duke perdorur mekanizmat e tregut apo telefoni kushton me pak po qe i liberalizuar tregu apo tullat dalin me te lira kur ka shume fabrika tullash atehere edhe trashegimia do mbijetoje vetem po u krijua tregu i trashegimise termi ne thonjeza i H.C.. Por ketu harrohet vetem nje element qe eshte edhe baza e asaj qe dallon tregun e mallrave nga tregu i kujteses dhe ky eshte fakti qe kujtesa eshte unikale ne kohe e hapesire dhe jo mall i prodhueshem ne seri.
Mallrat shtohen e pakesohen sipas nevojes ne treg na duhen me shume pantallona hop i porosisim ne fabrike na duhen me pak avokate hop ata qe dalin teper nderrojne zanat na duhen me shume shtepi hop shtojme fabrikat e tullave. Por e njejta gje nuk mund te ngjase me kujtesen pra nuk mund te arsyetojme qe na u shkaterrua nje arkiv nga keqmbajtja ska gje se ndertojme nje tjeter na u thye nje statuje romake ska gje se porositim nje te dyte. Ne bagazhin e madh te kujteses ajo qe humbet nje here humbet pergjithmone pa kthim. Mund te riprodhojme nje milion avione qe kushtojne nga nje miliard dollare secili por nuk mund te ribejme nje ikone qe u prish nga shiu pse mungonte nje xham i thyer ne dritare. Kjo eshte magjia e perjetshme e kujteses unikaliteti i saj.
Pikerisht per kete arsye shteti nuk mund ta lere bagazhin e kujteses vetem ne dore te tregut qe me ashpersine e zinxhireve te tij konvejer do ta bluante ate pa meshire. Me te gjithe kete nuk dua ti them tregut sikter nga trashegimia jo ne asnje menyre pasi kete nuk e bejne as vende bajagi me te pasura se ne e jo me ne qe jemi kothere. Shteti me mekanizmat e veta te kontrollit te tregut ka shume mundesi per ta nxitur kete proces qe keshtu te lehtesoje barren financiare te domosdoshme dhe ketu ka vend sa te duash per Henrin dhe liberalizmen e tregut. Por zanati im nuk eshte ai i shtetarit keshtu qe kjo nuk eshte detyra ime. Une jam punetor i mendjes hajt po i them vetes intelektual meqe eshte ne mode kjo fjale ndaj si i tille misioni im eshte te mbroj idealizmen ti nxij jeten shtetit tim qe te beje detyren te perpiqem per trashegimine e perbashket deri ne ekstremizme.
I takon shtetit pastaj qe i bezdisur nga une nga punetoret e mendjes apo edhe nga grupime te tyre te gjeje mekanizmat per ta mundesuar ruajtjen e kujteses edhe permes perfshirjes se elementeve te tregut ne kete proces. Por shteti gjithmone duhet te ruaje me shume kujdes balancen delikate te ketyre nderfutjeve te tregut te lire qe po dolen nga kontrolli sjellin dem te pakthyeshem per sa kohe qe asnje shpikje e tregut te lire nuk mund te ktheje kohen pas per te pikturuar edhe nje here ikonen e kalbur apo gdhendur edhe nje here skulpturen e thyer. Apo mund te perfundojne ne kooperime tragjikomike te tregut me kujtesen si ky qe duket ne kete foton qe po sjell ketu.
Henri ti me shkrimin tend e une me kete e beme tonen u vodhem shqiptareve pak minuta qe mund ti harxhonin gjithe qejf duke u zene per hapjen e kutive. Pastaj nese mejton se ia vlen ta hapim debatin me tej le ti themi Balles Fevzos a Dudushit te organizojne nje debat jo qe shqiptaret te shohin ne televizor fytyrat tona por qe te pakten edhe per ndonje ore te degjojne debat per libra monumente e parqe ne vend te sherreve per privatizime kontrata e hajdute me kollare.