Bulku ne telashe UEFA i ndalon numrin 88
Ervin Bulku eshte vene ne qender te vemendjes. Kjo nuk lidhet me paraqitjen e lojtarit te Kombetares shqiptare me kroatet e Hajdukut te Splitit por me nje detaj teknik numrin qe mesfushori ka zgjedhur per te luajtur. Gjate gjithe karrieres si profesionist ai ka pasur ne shpine numrin 8 por pas transferimit gjate kesaj vere ne radhet e te bardheve ai ka zbuluar se pronari i kesaj fanelle ishte Kresho Ljubicic. Per skepticizem Bulku ka vendosur te mos i ndahet kesaj shifre ndersa ka zgjedhur te mbaje numrin 88. Por ajo qe kuqeziu nuk dinte ishte se kjo shifer eshte ne listen e te ndaluarave nga UEFA.
Ne fakt menjehere pas ndeshjes qe Hajduku luajti ne Europa League kunder grekeve te AEK-ut ne zyrat e klubit ne Split ka mberritur nje leter nga institucioni qe drejton futbollin ne kontinent. Aty kerkohej qe drejtuesit e skuadres te jepnin shpjegime rreth faktit perse Bulku kishte zbritur ne fushe me numrin 88. Gjithcka per faktin se huliganet e futbollit apo grupimet e ndryshme naziskine e perdorin kete numer per te nderuar Hitlerin. Ne pershendetjet naziste shifra 88 korrespondon me pershendetjen Heil Hitler per faktin se germa H renditet e teta ne alfabetin gjerman. Duke qene se lufta kunder racizmit eshte bere prioriteti i UEFA-s gjate ketyre viteve te fundit drejtuesit ne zyrat e Nionit kane kerkuar nga klubi i Hajdukut por edhe nga mesfushori shqiptar qe te sqaronin pozicionin e tyre. Rreth ketij problemi ka folur edhe Bulku i cili jo vetem qe ka sqaruar se nuk ishte ne dijeni te perdorimit alternativ te ketij numri por theksoi se nuk do ta kishte problem qe te zgjidhte nje numer tjeter. Nuk kisha dijeni per dicka te tille. Kjo vjen edhe per faktin se nuk jam shume i interesuar rreth simboleve qe perdoren nenvijezoi 29-vjecari. Megjithate nese ka dicka qe nuk shkon me numrin qe kisha zgjedhur fillimisht per te mbajtur ne fanelle per mua nuk ka asnje problem qe te zgjedh nje numer tjeter. Per shembull mund te marr numrin 81 i cili korrespondon me vitin tim te lindjes shtoi Bulku. Per ceshtjen e numrit me te cilin lojtari i perfaqesueses se drejtuar nga Josip Kuzhe u paraqit ne ndeshjet e aktivitetit te dyte per nga rendesia ne Europe ka folur edhe Eduard Abazi. Njeriu qe beri te mundur transferimin e Bulkut te Hajduku i Splitit deklaroi Duhet te leme UEFA-n dhe Platinine qe te merren me ceshtje te tilla apo me numra qe perdoren rendom nga grupimet e ndryshme raciste. Ervini nuk e ka problem qe te luaje me nje tjeter numer ne fanellen e tij te Hajduku. Ai eshte i perqendruar vetem qe te jape maksimumin ne aventuren e tij ne Split dhe te fitoje me klubin e Hajdukut.
Edhe pse eshte transferuar vetem prej pak kohesh ne radhet e ekipit kroat Bulku eshte shnderruar ne nje element mjaft te rendesishem te Hajdukut. Duke perfituar edhe nga hapesirat e krijuara prej demtimeve te disa lojtareve kuqeziu ka konfirmuar se eshte nje element i vlefshem per ekipin.