Pranga hajdutit te Benz-ave dhe grabitesit
Nje hajdut 17-vjecar automjetesh dhe nje tjeter vjedhes me dhune jane arrestuar ne flagrance. Ndonese vjedhjet e 17-vjecarit kane mbetur ne tentative policia e ka prangosur dhe ka ngritur ndaj tij akuzen per vjedhje. Adoleshenti R.M. 17 vjec me banim ne lagjen Popullore Shijak eshte arrestuar pasi dyshohet se rreth ores 04.00 te nje dite me pare ne lagjen 3 te Durresit ka tentuar te vjedhe pasqyren e nje automjeti dhe gjysme ore me vone ne lagjen 11 ka thyer xhamin e pare dhe ka tentuar te vjedhe nje tjeter automjet tip Mercedes Benz. Nderkaq sherbimet e policise kane arrestuar edhe 22-vjecarin Gezim Buna nga Shkozeti pasi dyshohet se javen e kaluar ne bashkepunim me nje shok kane goditur me sende te forta per ti vjedhur me dhune varesen dhe byzylykun e florinjte nje 61-vjecari ne lagjen 17 te Durresit.