E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tërmeti, PS: Qeveria e paaftë të menaxhojë situatën

Deputeti i PS-së në këtë qark, Qemal Minxhozi deklaroi sot se qeveria po tregohet e paaftë për të administruar këtë fatkeqësi natyrore.
     
“Thuhet se në terren janë dërguar 400 çadra. Kjo nuk është e vërtetë. Maksimumi janë dërguar vetëm 10 % e tyre, ndërkohë që 150 familje po e kalojnë natën në qiell të hapur. Edhe ato çadra, duhet thënë se janë çadra verore që nuk i mbrojnë të strehuarit nga shiu", theksoi Minxhozi.
      
Deputeti socialist tha ndër të tjera se banorët e dëmtuar kërkojnë bazë materiale për të rindërtuar shtëpitë e tyre, përpara 2 kilogram fasuleve, makaronave apo orizit.
     
Tërmeti i fortë që goditi disa zona të qarkut Dibër mesnatën e 6 shtatorit shkaktoi dëme materiale në disa fshatra. Më të dëmtuara nga tërmeti rezultojnë komunat Gjoricë, epiqendra e tërmetit, Shupenzë, etj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›