TAP Athina zyrtare firmosi sot marreveshjen per gazsjellesin
Shqipëria, Greqia dhe Italia kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt materializimit të projektit të gazsjellësit TAP, me nënshkrimin ditën e sotme të marrëveshjes ndërshtetërore tripalëshe për mbështetjen e këtij projekti madhor.
Përfaqësuesit e gjithë palëve të implikuara në këtë projekt, që përshëndetën gjatë ceremonisë theksuan rëndësinë e ndërtimit të gazsjellësit TAP, dhe përfitimet që do të kenë vendet nga të cilat do të kalojë gazsjellësi. Vetëm në Shqipëri parashikohet që gjatë punës për realizimin e projektit të hapen rreth 20 mijë vende pune, siç bëri të ditur zëvendëkryeministri shqiptar dhe ministër i Ekonomisë, Energjisë e Tregtisë, Edmond haxhinasto.
Ceremoninë e përshëndeti edhe kryeministri grek, Antonis Samaras, që theksoi se ky projekt ka një rëndësi strategjike, jo vetëm për Greqinë, por edhe për Shqipërinë e Italinë, si dhe sigurinë energjetike të gjithë kontinentit europian. Samaras u ndal më gjatë në përfitimet ekonomike që do të ketë ekonomia greke- e cila ndodhet në vitinn e pestë të recesionit, si dhe e konsideroi gazsjellësin TAP një sinjal konkret për investitorët e huaj që ende nuk po i afrohen Greqisë.
Duke e shqyrtuar këtë projekt edhe në një dimension tjetër, kryeministri grek theksoi se bashkëpunimi trepalësh i konfirmuar me marrëveshjen e sotme, duhet të shtrihet edhe në zgjidhjen e problemeve që këto tri vende mund të kenë midis tyre.
Kjo ndoshta ka qenë arsyeja që ministri i jashtëm grek Dimitris Avramopulos, ka qëndruar për gati gjysmë ore në një takim kokë më kokë me Edmond Haxhinaston. Një pas të cilit nuk pati asnjë deklaratë, por ku mendohet i është hedhur një vështrim problematikës së marrëdhënieve dypalëshe të futura në një periudhë ftohjeje gjatë muajve të fundit. Haxhinasto zhvilloi një takim të veçantë edhe me ministrin italian të zhvillimit, Corrado Passera.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë e përshëndetën edhe përfaqësues të qeverisë së Azerbajxhanit, por edhe të partnerëve të konsorciumit TAP, ndërkohë që drejtori i përgjithshëm, Kejt Tugland, theksoi optimizmin se përfundimisht, ky projekt do të dominojë ndaj rivalit Nabuko.
Firmosja e marrëveshjes TAP mes tre shteteve do i sjellë Shqipërisë furnizim me gaz me çmim të lirë. Priten 2 mld $ investime në Shqipëri si dhe punësimin e rreth 20 mijë qytetarëve shqiptarë.
Berisha për TAP: Shqiptarët do përfitojnë çmime të ulëta për energjinë
Në nisje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri u shpreh se nga vënia në jetë e këtij projekti, qytetarët shqiptarë do të përfitojnë çmime shumë më të ulëta në furnizimin me energji për ngrohje dhe për gatim.
Kryeministri u shpreh se potenciali energjetik i vendit shumëfishohet dhe rëndësia nevralgjike e tij e bën Shqipërinë epiqendër e shpërndarjes së gazit në drejtim të Ballkanit të Veriut.
Lidhur me marrëveshjen, të parën e këtij lloji mes tre vendeve të rajonit, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Sot është një ditë e veçantë dhe kryefjala e mbledhjes është marrëveshja që firmoset sot në Athinë midis qeverisë shqiptare, asaj italiane dhe qeverisë greke për projektin më të rëndësishëm rajonal, Gazsjellësin TransAdriatik që do të sjellë gazin, nga fusha e gazit në detin Kaspik, Azerbajxhan, në Itali dhe në gjithë Ballkanin e veriut dhe më tutje. Një marrëveshje kjo e një rëndësie të jashtëzakonshme, një marrëveshje e parë e këtij lloji mes tre vendeve te rajonit, marrëveshje, nga e cila pas konkretizimit të projektit, Shqipëria përfiton dhe shumë qytetarë shqiptarë në procesin e gazifikimit të vendit do të kenë furnizimin me energji për ngrohje dhe për gatim me çmime shumë më të ulëta, se sa çmimet e tanishme, pra do të shpenzojnë më pak për ngrohje dhe gatim.
Potenciali energjitik i vendit shumëfishohet, rëndësia nevralgjike e tij e bën Shqipërinë të jetë një epiqendër e shpërndarjes së gazit në drejtim të Ballkanit të Veriut. Depot natyrore të gazit në vend janë një avantazh shumë i madh për Gazsjellësin, por një avantazh shumë i madh edhe për Shqipërinë. Marrëveshja përbën dokumentin më kryesor që duhej, me ndikim të fuqishëm në vendimmarrjen e konsorciumit të fushës Shah Deniz.
Komisioneri Europian për energjinë mirëpret firmosjen e marrëveshjes
Komisioneri Europian përgjegjës për energjinë, Günther Oettinger mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes ndërqeveritare trilaterale midis Italisë dhe Greqisë dhe Shqipërisë për gazsjellësin Transadriatik. Komisioneri Oettinger konsideron se TAP është një gazsjellës i rëndësishëm për lidhjen e tregjeve të gazit të Greqisë, Italisë, për furnizimin e Shqipërisë me gaz dhe potencialisht edhe për anëtarë të tjerë të komunitetit të energjisë. “TAP mund të jetë midis komponentëve të parë të gazësjellësve të koridorit të Jugut që synojnë të lidhin Bashkimin Europian dhe rajonin e Kaspikut” është shprehur Günther Oettinger në një komunikatë për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes. Komisioni Europian vlerëson se marrëveshja e firmosur midis Italisë dhe Greqisë dhe Shqipërisë është një një hap esencial për përgatitjen e gazsjellësit TAP, duke ofruar kuadrin ligjor të nevojshëm për ndërtimin e këtij gazsjellësit. Komisionerit Oettinger ka nënvizuar, se kjo marrëveshje ofron një sërë angazhimesh të ndërrmarra në këtë kuadër nga të treja vendet nënshkruese dhe garanton që Italia, Greqia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë për ndërtimin e gazsjellësit TAP.
Haxhinasto në Athinë: Marreveshja për TAP historike për zhvillimin
Pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, për ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik në Athinë, ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto e ka konsideruar këtë si një hap historik për të tre vendet. Kreu i METE ka theksuar përparësitë që ka ky projekt jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë rajonin dhe Europën.
Meta: Marrëveshja e TAP është revolucion energjetik
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes për gazsjellësin TAP mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë. Sipas tij, kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, ndaj politika duhet të vijojë bashkëpunimin për projektet strategjike. Gjatë konferencës për shtyp, Meta deklaroi se firmosja e marrëveshjes së TAP do sjellë investime të reja në Shqipëri “Marrëveshja e TAP është revolucion energjetik për Shqipërinë i cili do të krijojë mijëra vende pune. Klasa politike të reflektojë për të zhvilluar bashkëpunimin mes tyre në të mirë të qytetarëve”, u shpreh Meta. Për këtë arsye, kreu i LSI-së i bëri apel klasës politike të miratojë 3 ligjet e integrimit përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.